Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri! Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetaret. Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sot vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel            223  leke

Benzine 95   223 leke

Benz.100 ok  245 leke

Gazi nuk ndryshon.

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryeje monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftës në Ukraninë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare. Këto pasoja kanë nisur të ndihem qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.