Nis vaksinimi i të moshuarve e mjekëve në Shkodër, të enjten në Vlorë! Manastirliu: Shpërblim bluzave të bardha edhe në spitalet rajonale

SHKODËR- Vaksinimi anti-COVID i të moshuarve nis sot dhe është zgjedhur pikërisht qyteti i Shkodrës! Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama, të cilët së bashku ishin në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, i cili është shndërruar në një qendër të madhe shëndetësore.

 Kjo sepse, njëkohësisht me vaksinimin e të moshuarve në azil, ka nisur sot edhe vaksinimi i bluzave të bardha të kryeqendrës së veriut. I pari që mori vaksinën ishte Ardian Dajti, drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, tashmë i kthyer në një spitali anti-COVID, që mori i pari vaksinën, për të vijuar me mjekët dhe infermierët e tjerë.

Manastirliu bëri me dije se sot do të vaksinohet 150 mjekë të Shkodrës e Lezhës, e ndërsa në Tiranë 300, për tështuar kapacitetet nga dita në ditë. Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se njëjtë si bluzat e bardha në Tiranë, edhe mjekët dhe infermierët e spitaleve rajonale do të shpërblehen me 500-1000 euro në muaj.  

Ndërkohë të enjten do të nisë procesi i vaksinimit edhe në Vlorë. Ky vendim vjen pasi u hapën zyrtarisht dy spitale e para rajonale në Shkodër e në Durrës, për shkak se u ezauruan kapacitetet në spitalet COVID në Tiranë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Vaksinohen sot 45 të moshuar në azil! Rama me batuta me zonjën: Ke marrë vesh që do vija unë e je bërë si nuse

Pas vaksinimit të mjekëve, kryeministri Edi Rama është ndalur në shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 45 të moshuar. Rama nuk i ka kursyer batutat me të moshuarit, të cilët sot marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

“Të kanë thënë që do vij unë dhe je bërë si nuse”, i tha Rama një nga të moshuarve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se stafi në shtëpitë e të moshuarve, gjatë periudhës së pandemisë kanë qëndruar të karantinuar 24 orë, për shkak se mund të përbënin një rrezik për moshën e trete, e për këtë tha se janë shpërblyer me 50 mijë lekë plus pagës.

 

Ora 11:15
Manasatirliu: Në Shkodër do të vaksinohen 150 mjekë në ditë! Në Tiranë 300

1613468798_RAMA.jpg

Procesi i vaksinimi në Shkodër do të nisë me 150 vaksina në ditë, të bluzave të bardha në Shkodër dhe në Lezhë. Ndërkohë, në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të bëhet 300 doza në 24 orë dhe me kalimin e ditëve kjo shumë do të rritet për të shkuar në 500.

Ora 11:08
Manastirliu: Mjekët e spitaleve rajonale COVID do të trajtohen me shpërblim njësoj si bluzat e bardha në Tiranë

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se mjekët në spitalet rajonale që kanë trajtuar pacientë me COVID janë trajtuar me bonus në varësi të ngarkesës, e ndërsa tashmë që janë me kohë të plotë do të marrin edhe bonusin e plotë.

“Në bazë të punës që kanë bërë i kemi shpërblyer me bonsus, sipas ngarkesës që kanë pasur. Sigurisht tani duke qenë se do të jenë në një kohë të plotë do të trajtohen me bonus”, tha ministrja.

Aktualisht mjekët në spitalet COVID marrin 1000 euro e ndërsa infermierët nga 500 euro shpërblim.  

Ora 11:00
Vaksinimi anti-COVID i të moshuarve nis në Shkodër

1613468798_RAMA.jpg

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër do të jetë e para ku do të nis procesi i vaksinimit për të moshuarit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ishte në Shkodër.

Ora 10:42
Rama në Shkodër, banorët e zonave të përmbytura e presin në mënyrë shumë origjinale (VIDEO)

Kryeministri Rama ka vijuar rrugën normalisht për në Shkodër, ndërkohë që disa banorë të zonës së nën Shkodrës, të cilët u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut pak ditë më parë, kanë shfrytëzuar prezencën e mediave për t'i bërë apel kryeministrit në lidhje me situatën ku ato ndodhen.

Banorët, të cilët në numër ishin të paktë, u shprehen se kanë mbi 40 ditë në ujë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria.

'Duke marrë edhe një fare informacioni se kryeministri i Shqipërisë një nga legjendat e këtij vendit. Skënderbeu i tretë më duket se i takon, se është Spiropali përpara. Na ofron me na ofru disa ndihma artificiale se origjinale nuk ka. Ne kemi nga 40 ditë që disa njësi janë të përmbytura. në Bërdicë janë 350 ha të përmbytura, nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë. Populli i këtij vendi është duke shkruar drejt regresit nuk ka mirëqenie. Ne si banorë e shprehim këtë indinjatë nëpërmjet medeave.  Shteti të vijë dhe të mos shëtisë në makina por të na shohë shtëpi më shtëpi. Unë kam dash ta përshëndes me e përqafu sepse po na sjell një buqetë, por me ardh sot pas 1 viti e gjysëm, me hap spital kjo më duket absurde. Unë i bëj kërkesë popullit dhe të gjithë të mbështesin këto banorë. Vetëm me çizme të gjata mund të kalosh atje ku po përmbytet.'- tha një banorë.

Ndërkohë një tjetër qytetar i cili kishte një varrezë makinash, tha se mjetet janë të gjitha nën ujë dhe se shteti nuk e ka dëmshpërblyer.

'Unë jam banorë i Bërdicës, kam një varrezë makinash, makinat janë të gjitha në ujë dhe unë nuk e di detyrimet e shtetit ja paguaj një për një a duhet shteti mua që të më dëmshpërblej. Janë miliona lekë në tokë. TVSH e gjona me kanë ardhur 8 milion lekë, shteti pse nuk më përgjigjet.'- tha banori.

Ato kanë zgjedhur edhe një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i përcjellë mesazhe kryeministrin Edi Rama. Në një varkë, ato kanë afishuar disa letra me mbishkrime si ‘Dy muaj jemi nën ujë dhe asnjë ndihmë’ ‘Edhe Shkodra është Shqipëri’.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë