TIRANË- Nis sot viti i ri akademik për studentët e ciklit të studimit Bachelor. Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë.
Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale.
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Siç shihet dhe nga fotot studentët i janë drejtuar auditorëve të universiteteve.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë. Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale.
"Ne zgjodhëm këtë Universitet për fillimin e një viti të ri akademik sepse ky është universiteti ku nga njëra anë hyjnë studentët më të mirë dhe nis një rrugëtim për t'iu bërë pjesë e frontit më të vështirë sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por shumë më tepër se kap sepse siç e thoshte hipokrati të dashurosh mjekësinë do të thotë të dashurosh njerëzimin. Nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme ato i kthehen mjekut në stres dhe kosto morale dhe për më tepër në vendin tonë ku është e vështirë vendosja e një raporti të shëndetshëm me mjekun. Baza e patundur e vlerave të këtij universiteti e cila është eksperienca e viteve themi me bindje se Universitetit është në një gjendje më të mirë se dje. Së shpejti celet spaitali i ri modern i cili do të vendosë një standard të ri. Është shumë e rëndësishme që komunikimi mes nesh të vazhdojë. Ju uroj shumë shëndet dhe suksese", përfundoi Rama.
Nga ceremonia e Bluzave të bardha e cila zhvillohet me një ditë me nisjen e vitit të ri akademik në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se kjo është gjenerata e parë që regjistrohet në Universitet pas protestës së dhjetorit të kaluar të cilët do kenë mundësi të përfitojnë nga politikat që favorizojnë studentët.
"Ju e filloni jetën tuaj studentore sot. Ju do e shfrytëzoni këtë pesë vjeccar jo vetëm bëheni mjekë të mirë por edhe qytetarë të mirë. Ju jeni gjenerata e parë që regjistrohet pas protestës së dhjetorit që na shtyu përmirësojmë arsimin e lartë në Shqipëri. Ju të gjithë do përfitoni nga politikat tona për lehtësim të tarifave. Studentët duhet të kenë kushte sa më të mira", tha Shahini.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një videomesazhi i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.
"Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja", u shpreh Shahini.
Komente











