Nis stina e re politike dhe televizive me kaq... vjetërsi

Nis stina e re politike dhe televizive me kaq... vjetërsi

Piramida e Tiranës e shndërruar në TUMO

“Ndryshimi është i dhimbshëm, por nuk ka krahasim me dhimbjen e të qëndruarit në të njëjtin vend vit pas viti”, thonë të mençurit në këtë aforizëm të përdorur në shumë vende. Ndërsa të gjithë shqiptarët presin me shpresë, tashmë me urgjencë, reflektimin për ndryshim dhe përmirësim të asaj që zyrtarisht njihet si opozita në Shqipëri, edhe në këtë sezon të ri politik, për fat të keq shihen të shpalosen strategji, refrene, politika, të vjetra dhe demode’ sa edhe vetë personazhet që politika e opozites këmbëngul të mbajë në krye të vetvetes.

E ndërsa Edi Rama shpalos strategjitë e tij tashmë edhe nga maja e Piramidës së shndërruar në një qendër të teknologjisë me ambicjen për të qenë më e mira në rajonin e Ballkanit, ndërsa sapo përcolli liderët Europianë, të cilëve, në lirinë absolute e në kënaqësinë e një artisti që mban në dorë me të gjithë potencalin e kreativitetit penelin e politikanit, u serviri nga picat-pjata të bërë me dorë prej tij, ëndrrat, dëshirat dhe projektet që kemi si shqiptarë, aty poshtë, ata të “opozitës”, që opozitë nuk është, vazhdojnë të shpalosin ide që nuk kanë në qendër krijimin, ndërtimin, zhvillimin, por vetëm bllokim, shkatërrim, uri, kërcënim. Duke mos kuptuar, por sidomos duke mos e pranuar, që edhe shqiptarët që urrejnë Edi Ramën dhe i kanë votuar gjithmonë, tani nuk po i votojnë.

Dhe me shumë të drejtë! Shqiptarët nuk janë budallenj të mos kuptojnë se kush iu flet nga katet e sipërme të kullave nuk mund të jetë kundër kullave, kush iu flet nga vilat e ngrohta e luksoze të rezorteve nuk mund të jetë kundër rezorteve, kush iu flet kundër ministrave duke bërë afera me ministra, nuk mund të jetë asfare kundër një qeverie. Shqiptarët këto i dinë mirë, i njohin mirë sepse, shtëpitë, makinat, fëmijët, bankat, pastrohen, drejtohen, rriten, menaxhohen nga shqiptarët, sepse shqiptarët janë kudo, nga Milano e afërt, në Nju Jorkun e largët, nga Londra misterioze, në Dubain hermetik, ku shohin, njohin, shërbejnë dhe habiten kur mes miliarderësh botërorë, shohin e njohin dhe këta tanët, në pushtet apo në opozitë, duke shijuar nektarin e milionave. Atëherë, kë të besojnë dhe krah kujt të luftojë ai shqiptar që dëshiron apo ëndërron ndryshim dhe rotacion?

Sezoni i ri televiziv, veç disa moderatoreve, ka nisur me të njëjtat fytyra politike, me të njëjtat “premtime” për shkatërrim, e mes tyre ndonjë klloun që shërben për t’i dhënë ngjyrë të gjithës. Ndryshimi qënka më shumë se i dhimbshëm, edhe për ne, që mbahemi për më të rinjtë në Ballkan dhe në gjithë kontinentin e vjetër.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane