Nis testimi, më 24 korrik 5600 
infermierë të Tiranës në "provë"

Nis testimi, më 24 korrik 5600 <br />infermierë të Tiranës në
Pas humbjes së betejës me Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Administrative, infermierët në të gjithë vendin do të nisin të testohen nga data 24 korrik deri më 2 gusht.
 
Edhe pse ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se do të rishihte edhe njëherë vendimin për testimin e infermierëve, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë të gjithë infermierët do të kalojnë në testim.
 
Fillimisht në testim do të kalojnë infermierët e materniteteve e më pas ata të shërbimit të urgjencave.
 
Infermierët e spitaleve të Tiranës janë të parët nga ku do të nisë testimi, për të kaluar më pas me infermierët e spitaleve e të qendrave shëndetësore në rrethe.
 
Vetëm para pak ditësh ministria e shëndetësisë ka shpërndarë udhëzimin për nisjen e testimit në 24 korrik.
 
Janë rreth 5600 infermierë të kontrollit bazë të cilët do t’i nënshtrohen testimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane