Ka nisur nën thirrjet “Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia” protesta e sotme e opozitës në mjediset e jashtme të ministrisë së Brendshme.

Protestuesit janë mbledhur në pedonalen pranë ministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit, pas një materiali të shfaqur dje nga PD, që pretendon se implikon vëllain e ministrit në trafikun e drogës.

 Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, përmes një letre publike deklaroi sot se do t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur një dënim të dhënë ndja tij në Itali.

Ndër protestuesit më aktivë në këtë tubim kanë qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj si dhe djali i tij, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e tij artistik “Stresi”.

Sali Lushaj është i njohur për praninë e tij në protestat e dhunshme. Ai ka qenë ndë rmë aktivët e grushtit të shtetit më 1998. Lushaj ishte shfaqur edhe në protetsën e kalimashit, ku u dogjën pikat e kalimit nga protestuesit.

Nga protesta e sotme e opozitës

Ndëkrohë, kryeministri Edi Rama, tha se duke u bazuar te një ekspertizë e huaj, ëhstë arritur në përfundimin se materiali i PD-së është një një montazh.

Protesta është konceptuar si simbolike dhe pa fjalime politike, por Edi Paloka, i pranishëm në tubim, i pyetur nga gazetarët tha se Edi rama do të pendohet për deklaratat e sotme, kur tha se materiali i PD për Agron Xhafën është një manipulim. 

Ministrat janë të lidhur me krimin, si Tahiri dhe Xhafaj. E dëgjuat prapë me akuzat për median dhe opozita, jo ata që kryen krimet, por ata që i zbulojnë krimet. U kthye prapë te historia me agjentë rusë. Kapet Tahiri, apo Xhafaj, ai thotë do të përgjigjet opozita, por në fund do të përgjigjet ai. Është shprehja ku nuk parë asgjë, ai do të pendohet për dekalratat që bëri sot. Protesta e sotme është vetëm një hap. Kjo histori sapo ka filluar, Rama nuk ka parë gjë akoma.

Edi Paloka, nënkryetar i PD


Ministria goditet me vezë