Më datë 16 prill, 2016 rreth 150 kajakistë kanë hapur “Turin e lumenjve të Ballkanit” në lumin Sava në Slloveni.

Udhëhequr nga ish-sportisti olimpik slloveni Rok Rozman, kajakistë nga e gjithë Evropa, përgjatë 35 ditëve të ardhshme, do të lundrojnë në lumenjtë më mahnitës dhe njëkohësisht më të kërcënuar të Ballkanit.

Ky është organizimi i parë i këtyre përmasave në Evropë. Me këtë turne, ata janë duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër “cunamit” aktual të ndërtimit të digave: rreth 2700 hidrocentrale janë parashikuar të ndërtohen që nga Sllovenia deri në Shqipëri.

12 ditë të turit do të zhvillohen në Shqipëri, ku tre lumenjtë në fokus kryesor janë lumi i Valbonës, Osumi dhe Vjosa. Turneu do të përfundojë më 20 maj në Tiranë me dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e Vjosës, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Redaksia Online
Shqiptarja.com