E gjithë bota sytë sot i ka nga Washtingtoni, ku pritet që të bëjë betimin presidenti i SHBA Donald Trump.
Për të folur lidhur me këtë temë ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB Agim Nesho.
Ai u shpreh se pritet që sot të ekzekutohen 200 dekrete. Nesho theksoi se SHBA do të bëjë politikë në rritje të influencës së saj, ndërsa ka tashmë një president që ai e cilësoi si vizionar.
‘Pritet që rreth 200 dekrete të ekzekutohen menjëherë në mesditë. Pritet diçka ndryshe. Amerika në shumë raste kërkon që edhe të bëjë një politikë në rritje të influencës së saj për t’u kthyer më fuqishëm dhe ky është rasti i Trump, i cili paraqet një politikë agresive amerikane si në rritjen ekonomike dhe në kontrollin e politikave të jashtme. Kemi një president vizionar dhe do të jetë ndryshe nga hera e parë, ka ardhur me një ekip dhe i përgatitur. Trump ka përkrahje nga bota e teknologjisë dhe biznesit’, tha ai.
Sipas Neshos, Trump kërkon nga Europa që kjo e fundit të ridimensionojë sigurinë e saj.
‘Vizioni i tij ka qenë që në mandatin e parë kërkonte një Europë që të ridimensionojë politikat e saj të sigurisë dhe kjo është filozofia e Trump që nuk mund të përdorim fondet tona për të siguruar nëpërmjet NATO, ku ata janë furnizuesi kryesor i armatimeve në kurriz të interesave të taksapaguesve amerikan. Ai do një Europë që të mos ketë vetëm politika të saja që të ruajnë interesat europiane, por i fton liderët që para se të bëjë politikat e mëdha të mos bashkëpunojnë me Kinën ose Rusinë, por të shikojnë interesat e Europës, të zhvillojnë Europën dhe të mos bëjnë vetëm retorikë ’, tha ai.
Ai tha se ende pa ardhur në pushtet zyrtarisht Trump ka pasur ndikimin në mbylljen e konfliktit në lindjen e mesme.
‘Kemi mbylljen e konfliktit në lindjen e mesme që Biden është i kritikuar sot, sepse nuk dinte të balanconte, por bëhej herë me Izraelin dhe pastaj kërkonte edhe të drejtat e nëpërkëmbura të palestinezve. Vetëm një deklaratë e Trump e bëri Netanyahun që të reagonte. Trump po ndryshon gjëra pa qenë në pushtet, kështu është perceptimi që është krijuar’, tha ai.
Questo è un coglione.
Përgjigju