Anila Leka në 'sitën' e Vettingut, KPK: Prokurorja justifikon pasurinë, e aftë profesionalisht
Nis ditën e sotme procesi i Vettingut në radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Është prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, që ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut.
Prokurorja Anila Leka
Një tjetër femër në radhët e sistemit të drejtësisë pritet t’i shpëtojë ligjit të Vettingut. Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, pritet të rikonfirmohet në detyrë, pasi Komisioni e Pavarur i Kualifikimit konkludoi se prokurorja justifikon pasurinë dhe është e aftë profesionalisht.
Anila Leka
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe vetë Komisioni i Vettingut arritën në konkluzionin pas hetimit të thelluar, se Leka ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.
“ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar. Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë”.
Raporti i KPK
Dhe pse këtë të hënë nuk u dha një vendim përfundimtar, edhe prokurorja e prokurorisë së përgjithshme, Anila Leka, kaloi me sukses fazën e parë. Vendimi final për Anila Lekën do të jepet më 6 qershor, ndërsa prokurorja është drejt rikonfirmimit në detyrë. Deri në këto momente procesin e Vettingut kanë kaluar Fatjona Memcaj, Vitore Tusha, Manjola Xhaxho dhe Marcela Shehu.
Një ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e prokurores Anila Leka, e cila rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.
Ndërsa, ditën e nesërme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë dy seanca dëgjimore. I pari që do të japë llogari për pasurinë dhe pastërtinë e figurës do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Seanca ndaj Islamajt do të nisë në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Pak ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e gjyqtarit Islamaj, i cili rezultonte të kishte troje e banesa dhuratë nga prindërit e tij dhe të bashkëjetuese.
Në orën 11:30, KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi. Trupa që do të gjykojë prokurorin Prençi do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor 2024, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor 2024, 12:05