Është hedhur sot shorti për Vettingun në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 3 prokurore.

Bëhet fjalë për Gent Osmani, Besnik Muçi dhe Gent Trenova. Osmani dhe Muçi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trenova është zgjedhur anëtar i KED. Komisionerët e Vettingut do të kalojnë në sitë dosjet e Gent Trenovës kur mbate postin e prokurorit te Krimet e Renda, ndërkohë që tani ai është zhvendosur te Gjykata e Apelit të Tiranës. 

Për këta prokurorë janë përzgjedhur 15 dosje të cilat do të jenë pjesë e vlersimit për efekt të ligjit të vetting-ut, ndërsa prokurori Genti Trenova konkuron dhe për të qenë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

s.k/Shqiptarja.com