Nis viti i ri shkollor, Policia:
Kujdes rregullat dhe trafikun

Nis viti i ri shkollor, Policia:<br />Kujdes rregullat dhe trafikun
TIRANË - Me nisjen e shkollave ditën e hënë datë 16 shtator 2013, Policia e Tiranës ka përgatitur një plan masash, për sigurinë e nxënësve për vitin shkollor 2013-2014. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale në Qarkun e Tiranës, kanë planifikuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkollat 9-të vjeçare dhe të mesme.
 
Policia tha se, këto masa konsistojnë, në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Hetimit të Krimeve me synim garantimin e rendit dhe qetësisë publike për zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve.
 
MASAT E MARRA NGA POLICIA PËR VITIN SHKOLLOR 2013-14
Do të garantojë rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre duke bashkëpunuar për këtë qëllim me drejtusit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore.

Do të ndihmojë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqëndrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave,

Do të identifikojë dhe kontrollojë elementët me precedentë penal, që cënojnë rendin e qetësinë publike apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale,

Do të intensifikojë masat ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambjentet për rreth tyre.

Gjithashtu, Policia e Tiranës u ka kërkuar qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 16 Shtator 2013, të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri sa me normale të trafikut rrugor.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)