Me 569 vota pro, Klodian Skënderaj zgjidhet kryetari i ri i dhomës së Avokatisë së Tiranës në zgjedhjet e mbajtura këtë të premte në ambjentet e piramidës në kryeqytet.

Në garë morën pjesë 8 kandidatë, mes të cilëve avokatët Lulzim Alushi, i cili mori 88 vota apo edhe Saimir Vishaj me 43 vota.

Nga 1910 anëtarë të regjistruar në degën e Tiranës në votim morën pjesë 774 avokatë. 

Avokat Klodian Skënderaj ka përfunduar studimet në Itali, në universitetin e Gjenovës. Prej vitesh në Shqipëri është i dalluar sidomos në fushën akademike, si profesor në UT apo Shkollën e Magjistraturës, dhe me botimet e tij shkencore.

Skënderaj do të drejtojë Dhomën e Avokatisë së Tiranës për një mandat 4 vejcar, duke pasuar avokatin e mirënjohur Fatmir Brakaj i cili e ka mbajtur këtë post që prej vitit 2001.

1779270455_ciceron.jpg

Kandidatët kryesorë për kreun e Dhomës së Avokatëve të Tiranës

Tetë kandidatët në garë ishin: 'Klodjan Skënderaj, Lulzim Alushi, Saimir Vishaj, Edmond Petraj, Gentjana Qendro, Malvina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.'

Në procesin zgjedhor u votua edhe për organet e tjera drejtuese të Dhomës Vendore Tiranë.

Në zgjedhje mund të votonin dhe njëkohësisht të kandidonin vetëm ata anëtarë të dhomës të cilët janë pajisur me kartonin e avokatit për vitin 2026 dhe që nuk kanë papajtueshmëri ligjore me ushtrimin e profesionit të avokatit.

Fleta votimit për kreun e Dhomës së Avokatëve të Tiranës

 

K.T./R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romeo: 22/05/2026 19:28

    Edmond Petro është me u sakti! Pyeteni pse e ka ndryshuar mbiemrin, dhe ku ka mbaruar fakultetin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?