Nis zbatimi i marrëveshjes, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

Nis zbatimi i marrëveshjes, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

Nga mëngjesi i ditës së sotme, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, do të mbulohen me letër ngjitëse.

Kjo shënon edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar të arritur midis palëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë më 21 tetor përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Policia e Kosovës tha se zbatimi i marrëveshjes ka filluar në nivel vendi, në të gjitha vendkalimet kufitare.

Më 20 shtator, kryeministri Albin Kurti vendosi zbatimin e masës së reciprocitetit, ku të gjitha automjetet  serbe duhej të merrnin një targë të përkohshme nëse futeshin në territorin e Kosovës, kjo për shkak se një masë e tillë zbatohej edhe nga serbi për automjetet kosovare. Ky vendim nuk u prit mirë nga pala serbe, madje protestuesit serbë bllokuan pikat e kalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.

Për të ulet tensionet mes dy vendeve u desh ndërhyrja e BE-së, ku në Bruksel u vendos që të dyja vendet, nga data 4 tetor do përdoronin etiketat ngjitëse për targat që do të jenë falas.

Marrëveshja e arritur në Bruksel:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe do të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2.Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3.Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezantojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë