TIRANE- Komisioni i Ekonomisë i Kuvendit të Shqipërisë ka dëgjuar dje 10 kandidatët, e përzgjedhur nga Sekretariati, për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pas dy vitesh vakancë në vendet që u takojnë të zgjedhurve nga Kuvendi, dje u paraqitën pretendentët përkatës.
Sulo Hadëri, Fatos Ibrahimi dhe Tonin Kola më parë kanë mbajtur po këtë post në Bankën Qendrore në vitet e shkuara. Madje Ibrahimi ka qenë zëvendësguvernator. Ndërsa një prej kandidatëve është ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj. Të tjerët vijnë nga fusha akademike e financave apo bankat e nivelit të dytë.
Kandidatët që do të marrin firma nga të paktën 28 deputetë do të përzgjidhen në një proces të dytë dhe do të raportojnë sërish vizionin e tyre në Komisionin e Ekonomisë. Komisioni përgjegjës do të paraqesë në Kuvend listën përfundimtarë dhe dy kandidatët që do të sigurojnë shumicën e votave në seancë plenare do të emërohen në post.
Këto dy emërime nuk e zgjidhin plotësisht problemin. Në Këshillin Mbikqyrës janë në fakt katër vende vakante, por Komisioni i Ekonomisë do të vendosë vetëm për dy prej tyre. Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.
Vakanca në Këshillin Mbikqyrës është krijuar pas shkarkimit nga detyra të ish-Guvernatorit Fullani dhe dorëheqjes së Ardian Civicit. Por aty ka munguar prej kohësh zv.guvernatori i dytë, ndërkohë që nuk ishin zëvendësuar që prej një viti as edhe dy ish-anëtarë që e mbaruan mandatin në dhjetor 2013.
Nga ana tjetër, pritet që Kuvendi të vendosë edhe për fatin e Petraq Milos, i cili është zgjedhur publikisht në organet drejtuese të PD, çka bie ndesh me ligjin e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që duhet të shprehet edhe për pozicionin e Dhori Kules, i angazhuar gjithashtu me forcën politike të opozitës.
Kandidati Tonin Kola deklaroi, gjatë fjalës së tij, diskursit të tij, se një ndër pikat kryesore të punës në të ardhmen është procesi i integrimit, deri të unifikimi me monedhën euro. Sipas tij, kjo ka avantazhet e veta, si unifikim të çmimeve me vendet e tjera, heqjen e Arbitrazhit me këto vende, etj. Por kalimi në euro duhet të bëhet kur sistemi financiar të jetë i përsosur, u shpreh ai. Kjo ide, e shprehur më parë nga Berisha, nuk ka gjetur miratim nga BE. Kandidaturat e tjerë folën për nevojën e transparencës dhe njëkohësisht të pavarësisë së bankës qendrore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com