Nis zyrtarisht Kampionati Evropian i Peshëngritjes.
Nga data 8-14 prill do të mbahet në Shqipëri Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur në të cilin marrin pjesë rreth 35 shtete me rreth 400 sportistë. Ky eveniment organizohet për herë të parë në vendin tonë.
Në ceremoninë e hapjes së Kampionatit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti tha ndër të tjera se sot jemi të ndërgjegjshëm se sporti duhet të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shendetit, në edukimin moral, kulturor e fizik dhe në nxitjen e mirkuptimit ndërkombëtar e paqes.
“Me këtë rast i uroj mirëseardhjen të gjitha shteteve pjesmarrëse europiane dhe të vlerësoj rëndësinë që ky aktivitet ka për Qeverinë Shqiptare, kujdesin dhe mbështetjen që ka dhënë për sportin shqiptar, veçanërisht për peshëngritjen, duke e konsideruar këtë aktivitet europian si një nxitje të frymës së bashkëpunimit në nivel europian dhe botëror.
Kam besimin që ky europian do të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe të zhvillimit të të gjithë sistemit sportiv kombëtar dhe gjej rastin për ti uruar sukeses ekipit tonë si dhe të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet.
Nuk mund të lë pa përmendur punën e shkëlqyer në përgatitjen dhe organizimin e këtij Kampionati Europian nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Duke ju falenderuar, le të jetë “Fair Play Sportiv” imazhi i këtij aktivitetit të madh europian, dhe emblemë e kurajos që na jep jeta”, tha Ministri Zhiti në mbyllje të fjalës së tij.
Shqipëria do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian i Peshëngritjes nga 12 sportistë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com