Në kuadër të misionit të NATO-s “Resolute Support Mision”, është nisur për në Kabul, Afganistan, Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës i përbërë nga 30 trupa, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës.
“Jam e bindur që edhe ju do të vazhdoni me vendosmëri në rrugën pa kthim, për të përfaqësuar denjësisht Forcat e Armatosura dhe vendin tonë si një vlerë e shtuar në Aleancë”- u shpreh Kodheli gjatë fjalës së saj në ceremoninë e organizuar në aeroportin “Nënë Tereza” drejtuar ushtarakëve
Në vijim, ministrja Kodheli theksoi se, sot, 13 vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Misioni në Mbështetje të Rezolutës, tashmë ndihmon ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Afganistan, duke ndihmuar personelin vendas për më shumë ekspertizë dhe profesionalizëm. Ne duhet të mbajmë në këmbë gjithçka kemi ndërtuar në këto vite në Afganistan.
“Shumë përpjekje janë bërë, shumë jetë njerëzore janë humbur, shumë burime janë harxhuar për të vendosur paqe e siguri në atë vend të largët për nga kilometrat, por të afërt për nga rreziqet që i solli familjes sonë euro-atlantike. Më lejoni të kujtoj me krenari dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra si hero në krye të detyrës, duke vënë jetën në shërbim të së mirës së përbashkët. I nderuar qoftë kujtimi i tij!”, - u shpreh ministrja Kodheli.
“Si ministre e Mbrojtjes dëshiroj t’ju siguroj se qeveria është e vendosur t’ju mbështesë në rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, modernizimin e pajisjeve, si dhe për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore. Ende mbetet shumë për t’u bërë, por është me rëndësi të theksoj se ju keni atë çka nevojitet për të përmbushur misionin e ngarkuar. Ju keni kapacitete të plota operacionale, jeni të stërvitur njësoj si në kushtet e luftës dhe çka është më e rëndësishmja ju keni vullnetin për t’i dalë ballë detyrave tuaja”,- theksoi ministrja e Mbrojtjes Kodheli.
Në ceremoninë e përcjelljes së Kontigjentit të Dytë Paqeruajtës në Afganistan ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidyet Bayraktar, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqerujtësve etj.
30 trupat e Kontigjentit të Dytë Paqeruajtës në kuadër të “Resolute Support Mision” do të shërbejnë për një periudhë 6 mujore në Kabul, Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe vartësi të Komandës Rajonale Turke në Kabul.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO