Niset për të marrë hakun e
vëllait të vrarë, prangoset

Niset për të marrë hakun e<br />vëllait të vrarë, prangoset
TIRANË - Afro një vit më parë i vranë vëllain pas një grindje banale, niset të hakmerret por arrestohet në flagrancë me një kallashnikov me vete, ndërsa sot gjykata e ka lënë në qeli.

Është kjo historia e Fabjol Lilajt, 27-vjeçarit i cili dy netë më parë u kap në flagrancë me armë kallashnikov në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet, nga patrulla e komisariatit numër 1.

27-vjeçari, Lila u njoh me masën e sigurisë para gjykatës, ku drejtuesi i seancës, Arben Mullai ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të riut.

Pas arrestimit Policia e Tiranës sqaroi se Lila, ishte nisur për tu hakmarrë ndaj personave që i vranë vëllain, ndërsa ende nuk dihet se cili ishte objektivi real i tij.  Pasi sipas bluve për vrasjen e Erjon Lilës vëllai të Fabjolit, babë e bir të fisit Lata janë në burg.

Në cilësinë e provave material Lilës i është sekuestruar një automatic kallashnikov, ndërsa ky i fundit rrezikon deri në 7 vite burgim pas ndryshimeve në Kodin Penal për veprën e “armëmbajtjes pa leje”.
 
NGJARJA NË 17 JANAR 2013
Erjon Lilaj 22 vjeç i cili u plagos me thikë nga dy persona, duke gjetur më pas vdekjen në spital.

Policia ka arrestuar për këtë ngjarje, babë e bir Sherif Lata 52 vjeç, dhe Besard Lata 27 vjeç ndërsa në kërkim Sebastjan Latën 23 vjeç.

22-vjeçari nga Burreli ishte thirrur nga dy persona për t’u sqaruar për një zënkë të mëparshme dhe aty e kanë qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur rëndë. Nga dëshmitarë të ngjarjes bëhet e ditur se zënka mund të ketë pasur shkak një gërvishtje makine.  

Dy autorët e krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me anë të një automjeti më targa të huaja. Policia arriti të arrestonte disa orë më vonë babë e bir ndërsa shpalli në kërkim djalin e dytë të familjes Lata, Sebastjan Lata 23 vjeç.

(Në foto: Fabjol Lila, vëllai i viktimës, i arrestuar nga policia)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve