Nishani: 40 mln lekë për zonat
e izoluara, duhet solidaritetDibër, shemben disa çati

Nishani: 40 mln lekë për zonat <br />e izoluara, duhet solidaritetDibër, shemben disa çati
TIRANË – Qeveria shqiptar lëvron një fond emergjence për hapjen e rrugëve në të gjitha bashkitë e komunat ku nuk mund të lëvizet. Ministri i brendshëm Bujar Nishani gjatë një konference për shtyp deklaroi se urgjente është hapja e akseve si edhe pastrimi i çarive të shtëpive nga dëbora e madhe, si një rrezik i madh.
“Çelet fondi 400 mln lekë të vjetra nga fondi i MB për tu përdoruar nga administrate e qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë si edhe nga të paktën 30 komuna. Do të kontraktohen mjete private për hapjen e rrugëve si edhe për përdorimin e karburantit në mjetet shtetërore që asistojnë në këtë process”, tha Nishani. Ministri tha se vendimi u mora pas kërkesë së vazhdueshme të krerëve të komunave.

APELI PËR SOLIDARITET
Ministri i brendshëm tha se urgjente është solidariteti i të gjithë banorëve për të punuar në grup për pastrimin e çative të shtëpive nga dëbora e dendur. Për këtë ai kërkuar sensibilizim së pari nga drejtuesit vendorë.
"I adresohem banorëve të zonave se na nevojitet solidaritet dhe anagazhim i të gjithëve për të përballuar situatë. Të pastrohen catitë e banesave nga bora pasi është rrezik evident, I bëj apel administartës së komunave të oprganizojnë me solidaritet grupet e banorëve për të pastruar çatitë nga bora”, tha ministri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024