TIRANE- Pak ditë pas sulmeve terroriste, ndaj ushtarëve kanadez në Montreal dhe Ottaëa, Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Kandasë, David Johnson. Në mesazhin e tij, Nishani, shpreh ngushëllimet për familjet e ushtarëve të vrarë kanadezë si dhe solidaritetin e popullit shqiptar duke dënuar sulmet e rënda.
Sipas Presidentit Nishani këto vrasje sjellin në vëmendje aktualitetin dhe rendesinë e kërcënimit nga terrorizmi, duke qenë kauzë për bashkim në luftën kundër ekstremizmit.
Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Nishani, dërguar Guvernatorit të Përgjithshëm të Kandasë, David Johnson
“Shkëlqesia Juaj, Kam ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e rënda që ndodhën në Montreal dhe Ottaëa këto ditët e fundit.
Më lejoni, Shkëlqesi që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh solidaritetin me popullin kanadez dhe të shpreh ngushëllimet për familjet e ushtarëve që u vranë!
Këto sulme të rënda na sjellin në vëmendje sesa aktual dhe i rëndësishëm është kërcënimi nga terrorizmi dhe na bashkojnë më tej në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit, për të mundësuar paqen në botë.” –shkruhej në mesazhin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com