Nishani dekoron përkthyesin e
Kadaresë, Lizarralde pas vdekjes

Nishani dekoron përkthyesin e<br />Kadaresë, Lizarralde pas vdekjes
TIRANË - Presidenti Nishani dekoroi dje albanologun dhe përkthyesin e shquar spanjoll, Ramon Sanchez Lizarralde (pas vdekjes) me “Medaljen e Mirënjohjes”. I njohur sidomos si përkthyes i veprës së shkrimtarit Ismail Kadare në spanjisht.
 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke vlerësuar punën dhe veprën e albanologut, kritikut letrar dhe përkthyesit të shquar spanjoll, Ramon Sanchez Lizarralde, e dekoroi atë me “Medaljen e Mirënjohjes” (pas vdekjes) me motivacionin: “Studioi dhe punoi  me profesionalizëm e pasion gjuhën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve dhe përçoi nëpër botë vlerat e shqiptarëve dhe kombit të tyre, duke u shndërruar në një ambasador vullnetar dhe të dashuruar pas mirësive që ata përfaqësojnë”.
 
Presidenti Nishani duke i dorëzuar medaljen zonjës Lizarralde, vuri në dukje se po vlerësohet: “një kontribues i madh i kulturës shqiptare, por dhe i kulturës spanjolle në kontekstin e rëndësisë dhe të mirënjohjes që shoqëria dhe shteti shqiptar, i kushton në tërësi kulturës, por edhe të gjithë atyre që e bëjnë këtë kulturë një instrument të pasurimit shpirtëror të njerëzve”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari