Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2017-ë.
Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të kreut të shtetit ku thuhet se Presidenti ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit më të rëndësishëm të qeverisë, atë të buxhetit të shtetit.
Buxheti i vitit të ardhshëm u miratua në Kuvend seancën e 15 dhjetorit. Ky buxhet parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve deri në 10% nga 1 marsi i vitit 2017-ë. Në këtë funksion, në buxhet është parashikuar një fond prej 100 milionë dollarë, fondi më i madh i akorduar ndonjëherë nga qeveritë.
Dekreti i Nishanit
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 9905
Tiranë, më 23.12.2016
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com