TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar emërimet e disa gjyqtarëve në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat Adminidtrative të Shkallës së Parë në disa rrethe të vendit. Kështu Petrit Aliaj, Nazmi Troka, Skënder Damini dhe Margarita Buhali, janë emeruar nga Presindeti Nishani në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Vlorë.

Ndërsa në Gjykatën e Apelit në Durrës janë dekretuar emërimet e gjyqtarëve Desart Avdulaj dhe Arjan Balliu.

Presidenti Nishani ka dekretuar ndërkaq edhe emërimin e Ken Dhima dhe Astrit Sheme në detyrën, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë.

Ndërsa në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Gjirokastër është dekretuar emërimi i gjyqtar Ramiz Lala.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)