TIRANË - Presidenti i Republikës ka dhënë dritën jeshile “Për marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”, që cakton kompaninë Deloitte & Touche si audituese e borxhit publik të Shqipërisë.
Dekretimi i këtij ligji erdhi jo më larg se një ditë pas miratimit të tij nga Kuvendi. Ky projektligj u miratua vetëm me votat e mazhorancës, me 84 vota pro dhe vetëm 4 vota kundër të deputetëve të PDIU-së dhe në mungesë të opozitës, që e bojkoti seancën e djeshme.
Kryeministri Rama shpjegoi dje para votimit të ligjit për auditimin se është mëse e nevojshme që të dihet saktë sesa është borxhi që shteti ka ndaj biznesit, me qëllim që “ky shkembë” të hiqet nga rruga e zhvillimit dhe të nisë ngritja ekonomike reale.
CILI ËSHTË OBJEKTI I LIGJIT, QË U DEKRETUA
Objekti i këtij ligji është nxjerrja e rezultatit aktual dhe real të borxhit të akumuluar në vite, që ministritë kanë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë për punët e kryera, shërbimet e mallrat e blera, si dhe përpunimi i politikave të menaxhimit për shlyerjen e këtij borxhi, nëpërmjet kryerjes së procedurave të një auditimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës.
Qëllimi i tij është dhënia e autorizimit për auditimin e të dhënave të zotëruara nga administrata shtetërore dhe miratimi i marrëveshjes së asistencës me audituesin e autorizuar, nëpërmjet së cilës do të rregullohen marrëdhëniet për kryerjen e shërbimit të auditimit, në përputhje me objektin e këtij ligji.
/Shqiptarja.com

Dokle:Ajo ishte qeveria "Ha-e-mospaguaj"
borxhin e qeverisë "Berisha"">