TIRANE- Presidenti i zgjedhur dje në parlament, me votat e mazhorancës, Bujar Nishani deklaron se nuk do të ketë deklaron se nuk do të ketë asnjë takim zyrtar me PS-në para se të marrë detyrën. Për Nishanin takimi zyrtar me PS do të jetë vetëm në parlament në momentin e betimit dhe shtoi se kishte marrë “jo pak urime nga deputetë të opozitës:”

“Nuk ka nevojë për takim zyrtar me PS-në para se të marr detyrën. Deputetët PS janë në parlament dhe kontakti me ta do të jetë në momentin e betimit dhe pastaj do jenë normale”- deklaroi Nishani pasi doli nga Ministria e Brendshme ku ndodhej për të falënderuar dhe shprehur mirënjohje stafit me të cilin bashkëpunoi në drejtimin e kësaj ministrie. Ky ishte prononcimi i parë i Nishanit si president i zgjedhur nga votat e mazhorancës, ndërsa pritet të zyrtarizohet në momentin kur të bëjë betimin në parlament. Pyetjes a keni marrë urime nga deputetë të opozitës “Kam marrë dhe jo pak”- u përgjigj Nishani.

VAJTA TE VOTOJA HOXHEN, U ZGJODHA UNE PER PRESIDENT
Nishani shpegoi dhe orët e djeshme që cuan mazhorancës të kandidonte emrin e tij për postin e Presidentit, pas tërheqjes së kandidatit Artan Hoxha.
“Adresoj konsideratat e mia për të gjithë kandidatët që u përfshinë në garë. Sa i takon surprizave, natyrisht janë të bukura. Ne shkuam për të votuar kandidaturën e Hoxhës dhe më pas u bë i ditur vendimi politik të cilën e mirëprita kur mu komunikua.”

NISHANI: PENGJET NE MINISTRI, S'KANE RENDESI  
Bujar Nishani u rikthye sot për herë të fundit në Ministrinë e Brendshme për t’i shprehur falënderimin për të gjithë personelin me të cilin ka bashkëpunuar sa ishte në postin e ministrit të Brendshëm. “Kemi arsye të jemi krenarë për shumë cka kemi bërë. Momentet kontributet, kanë qenë dhe janë të shumta.”- tha Nishani duke veçuar procesin e pasaportave dixhitale. Duke bërë një bilanc të punës në krye të ministrisë së Brendshme Nishani tha “Askush nuk është pa pengje. Por besoj se nuk kanë qenë të rëndësishme sa rezultatet."

Zv ministri Pone u shpreh tepër i gëzuar se ministria e Brendshme nxorri një President. Nishani u zgjodh dje president me 73 vota pro, 1 kundër e 2 të pavlefshme
(sg/shiqtarja.com)