TIRANE- Kreu i Ri i shtetit, Bujar Nishani nisi sot rrugëtimin presidencial prej apartamentit, në Selitë të Tiranës drejt godinës së institucionit më të lartë në vend, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", që do ta drejtojë për 5 vitet e ardhshme.
Kamera e operatorit të TV A1 Report, Ervin Daja, ka ndjekur nga afër lëvizjen e eskortës të presidentit të 6 të Shqipërisë.
Z.Nishani la apartamentin e tij në ora 09:20 të mëngjezit të sotëm, ku është pritur poshtë pallatit nga eskorta shoqëruese me makina policie tip foristradë dhe oficerët e gardës.
Eskorta e z.Nishani nuk ka shumë ndryshim nga ajo e paraardhësit të tij Topi, janë po të njëjtat automjete, dhe i njëjti benz presidencial me targa 001 dhe me ngjyrë të zezë qëndron gjithmonë në mes të eskortës.

(pallati ku banon presidenti Bujar Nishani)

(Eskorta e presidentit lë kompleksin e pallateve dhe niset drejt Presidences, rruges përshëndetet nga policia)
Eskorta pasi la pas Komunën e Parisit dhe Kompleksin Dinamo, përshkoi me shpejtësi normale gjithë rrugën, e njohur si rruga e “Librit Universitar”.
As sirena makinash siç jemi mësuar t’i dëgjojmë rëndom nga qeveritarët dhe as parakalime të shpejta të makinave të tjera të zakonshme në rrugë. Përkundrazi makina e Nishanit dhe të tjerat që e shoqëronin kanë respektuar edhe semaforët sa herë ndizej drita e kuqe, pavarësisht vonesës prej disa minutash në punë që mund t’i shkaktohej presidentit të ri.

(ne rrethrrotullimin e Tiranës së re, eskorta respekton semaforin)

(Nishani hyn ne presidence)
Ende nuk dihet nëse kreu i ri i shtetit do zgjedh banesën e tij siç bëri dhe paraadhesi i tij Topi, apo do jetojë në Pallatin e brigadave, por dita e parë e punës nisi nga Selita.
Në një intervistë për median të dhënë pak ditë nga zgjedhja e tij nga Parlamenti, deklaroi se do të respektonte protokollin shtetëror, çka nënkuptonte dhe se do të jetonte në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bamir Topi gjatë periudhës së presidencës së tij nuk jetoi në pallatin e Brigadave por në banesën e tij. Presidenti Bujar Nishani u betua dje në parlament dhe po dje pasdite u zhvillua ceremonia zyrtare e ndërrimit të pushteteve.
(ns/ar/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO - Të ftuarit e Presidentit në objektivin e fotoreporterit Hamza Hatika