Nishani-Gjonit:Do përballohet situata
s’do preket stabiliteti financia

Nishani-Gjonit:Do përballohet situata<br />s’do preket stabiliteti financia
TIRANE- Pas takimit me kryeministrin Rama lidhur me situatën e re në Bankën e Shqipërisë, presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim të posaçëm Guvernatoren të detyrë Elisabeta Gjoni. Kreu i Shtetit shprehu bindjen se në bashkëpunim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe të tjerave institucione financiare të vendit dhe ndërkombëtare, do të përballohet situata e krijuar dhe nuk do të preket kurrsesi stabiliteti financiar i Bankës së Shqipërisë dhe i vendit në përgjithësi. Duke i vënë në dukje Elisabeta Gjonit rëndësinë e detyrës së re, presidenti Nishane e ka garantuar mbështetjen institucionale për përmbushjen me rigorozitet të të gjitha përgjegjësive.
 
“Gjatë bisedës me Guvernatoren në detyrë, mes tjerash, Presidenti Bujar Nishani vuri theksin gjithashtu mbi seriozitetin, përgjegjësinë, zbatimin e standardeve të larta profesionale, dhe pavarësinë institucionale, si kushte themelore për një besim të qëndrueshëm të qytetarëve ndaj stabilitetit financiar të garantuar dhe zhvillimit ekonomik normal të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'