TIRANE- Presidenti i sapozgjedhur Bujar Nishani deklaron se heq dorë nga të gjitha funksionet politike pranë PD-së. Në një letër drejtuar kreut të PD-së Sali Berisha, Bujar Nishani deklaron se heq dore nga funksionet partiake në zbatim të përcaktimit kushtetues ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike.
Ne leter Nishani shprehet se vlerëson hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike.
"Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falenderimet për të gjithë vlerësimet që ka patur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike. Presidenti Nishani, ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike, në promovimin e të gjitha vlerave demokratike dhe parimeve në të cilat ka besuar gjatë të gjithë kësaj periudhe. Presidenti Nishani, me këtë rast, ka nënvizuar të gjithë përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit."- thuhet në njoftimin për shtyp.
Nishani merr zyrtarisht detyrën e presidentit më 24 korrik ndërsa në deklaratat e tij është shprehur se do të jetë një president tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com