Humbjen përballë Zvicrës presidenti i Republikës Bujar Nishani ka bërë thirrje që të mos përjetohet si dramë, pasi në një ndeshja ka edhe humbje.

E rëndësishme sipas tij është djersa e derdhur në fushë dhe shpirti luftarak që treguan kuqezinjtë gjatë 90’. “Në një ndeshje ka edhe humbje.

Por përpjekja, djersa e derdhur, shpirti luftarak i shqiptarit që karakterizoi djemtë e kombëtares sonë të futbollit meritojnë duartrokitje, vlerësim, inkurajim dhe mirënjohje për të gjithë ata dhe stafin e tyre teknik, Trajnerit De Biazi, veçanërisht.

fb nishani
(Foto: Postimi i Presidentit Nishani në Facebook)

E ardhmja pa diskutim më e mirë” përfundoi ai komentin e tij në ‘Facebook’. Nishani ishte i pranishëm në tribunë së bashkë me bashkëshorten e tij për të ndjekur nga afër ekipin kombëtar të futbollit.

(d.b/shqiptarja.com)