Nishani: Konsensus politik
për çështjet me interes jetik

Nishani: Konsensus politik<br />për çështjet me interes jetik
TIRANË - Presidenti Bujar Nishani, ka deklaruar se, duhet konsensus politik për çështjet me interes jetik. Sipas tij, sot plotësohet objektivi madho i shqiptarë, ai i marrjes së statusit të vendit kandidat. Deklarata është bërë në një takim që u zhvillua nga shoqëria shqiptaro-austriake.

I pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si dhe përfaqësues të ndryshëm, shqiptarë dhe austriakë. Sipas Bushatit, bashkëpunimi Shqipëri-Austri është shumë i gjerë dhe do vazhohet me këtë politikë.
 
NISHANI: SOT PLOTËSOHET OBJEKTIVI MADHOR
“Sot plotësohet objektivi madhor i shqiptarëve dhe viti 101 i pavarësisë të realizohet të qenit së bashku zyrtarisht në Europën e bashkuar, jo vetëm gjeografikisht. Integrimi i vendit në BE, është prioritet i shqiptarëve.

Austria ka dhënë mbështetje ndaj Shqipërisë në të gjithë proceset e saj në rrugën drejt BE-së dhe më herët. Shqipëria aktualisht është faktor paqeje në rajonin e Ballkanit”, deklaroi presidenti Nishani gjatë fjalës së tij. Gjatë fjalës së tij, Nishani tha se, “shpresoj që fryma e paqes të ndiqet dhe nga Qeveria e re”.
 
BUSHATI: BASHKËPUNIMI ME AUSTRINË DO VAZHDOJË
Duke folur në takimin shqiptaro-austriak, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se, “ngritja e këshilli ekonomik. Ky këshill nuk ka qëllim zëvendësimin e institucioneve të shtetit, por do të jetë një instrument ndihmues për të kanalizuar praktikat dhe problemet e tyre”.

"Projekti TAP ka rëndësi të veçantë pasi do të lidhë shumë zona me njëra-tjetrën. Shqipëria do të përfitojë energji dhe do të gazifikohet. Do të krijojë mundësi të reja investimesh në Shqipëri, qoftë edhe nga kompani austriake. Bashkëpunimi Shqipëri-Austri është shumë i gjerë dhe ne jemi të vendosur të vazhojmë këtë gjë”, përfundoi fjalën e tij Bushati.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës