TIRANË - Presidenti Bujar Nishani me një dekret që mban datën e sotshme “në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për miratimin e aktit normativ “Për nëpunësin civil””.
Njëkohësisht, Presidenti Nishani u është drejtuar deputetëve të Kuvendit me arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit në fjalë. Arsyeja kryesore për të cilën Presidenti shprehet se vendosi të mos e shpallë këtë ligj dhe t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim bazohet në respektimin e parimit shumë të rëndësishëm të hierarkisë së normës juridike.
"Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të tillë do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës", thuhet në shpjegimin publik të Presidentit.
Ai vijon më tej, se në këto kushte, një akt normativ i qeverisë, pra i njërit prej pushteteve nuk duhet që të modifikojë apo ndryshojë një ligj, i cili është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik si ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të miratuar në maj me konsensus të gjerë parlamentar.
"Neni 101 i Kushtetutës së RSH, në vlerësimin tim, duhet interpretuar stricto sensu, pra vetëm si përjashtim, i cili i jep Këshillit të Ministrave të drejtën për të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për të siguruar marrjen e masave të përkohshme. Pasi vetë masat që parashikohen në keto akte normative duhet të jenë të përkohshme', argumenton Nishani.
Gjithesesi, edhe në rast se një ligj rishihet me anë të një akti normativ të Këshillit të Ministrave, mbetet taksative detyrimi i këtij të fundit të vrojtojë plotësimin e 3 kushteve: nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të përkohshme. Plotësimi i këtyre 3 kushteve duhet te jetë kumulativ, pasi mungesa e plotësimit të qoftë të njerit prej tyre, e kthen ndërrmarjen e një akti normativ nga Qeveria në një veprim antikushtetues.
Nishani ka sjellë ndër mend edhe përvojën e vendeve të tjera, ku, siç thotë ai, lehtësisht do të vërehej se aktet normative nxirren për të përballuar situata konkrete, të cilat kërkojnë një ndërhyrje legjislative të menjëhershme apo kur ka boshllëk ligjor, i cili duhet plotësuar po në mënyrë të menjëhershme. Në rastin konkret, Këshilli i Ministrave për të ndyshuar ligjin .152/2013, "Për nëpunësin civil", përdori instrumentin e aktit normativ, duke iu referuar nenit 101 të Kushtetutës se Republikës dhe duke paraqitur një situate emergjence dhe nevoje.
Në gjykimin tim si President i Republikës, Këshilli i Ministrave gjatë kohës që kishte në dispozicion, duhej dhe duhet të përgatiste dhe nxirrte aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.152/2013, dhe jo të vinte në pikëpyetje qëndrueshmërinë e ligjit duke e ndryshuar me akt normativ. Veprim ky që rezulton të jetë në shkelje të pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës, i cili ndër të tjera sanksionon se ligji për statusin e funksionarëve publikë, bën pjesë në grupimin e ligjeve që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Akti normativ që ka fuqinë e ligjit dhe që nxirret nga Këshilli i Ministrave, kur miratohet nga Kuvendi siç është ky me dt 17 tetor 2013, shëndrrohet në ligj, pra bëhet ligj jo vetëm në kuptimin material por edhe atë formal, ndërsa para miratimit nga Kuvendi, është thjesht një ligj në kuptimin material. Dallimi midis aktit normativ me fuqi ligjore dhe ligjit, qendron vetem në proceduren e ndryshme të ndjekur për miratimin e tyre, ndërsa nga pikepamja e përmbajtjes nuk ka asnje ndryshim mes tyre.
Ky akt normativ, pasi u miratua më 17 tetor nga parlamenti, sipas Nishanit mori fuqinë de jure të një ligji, pra fuqia që ligji gëzonte në mënyrë të përkohshme, me miratimin nga Kuvendi të aktit normativ u bë një fuqi e përhershme, pavaresisht afatit 6-mujor, që është lënë për shtrirjen e efekteve të ligjit. Për më tepër, akti normativ modifikoi dispozitat kalimtare të një ligji të miratuar me konsensus të gjerë të paleve.
Nishani vëren edhe një tjetër shkelje të Kushtetutës në pikën 4 të nenit 84 të Kushtetutës, e cila parashikon marrjen e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrje në fuqi menjëherë të ligjit, i cili miratohet për të përballuar një masë të jashtëzakonshme apo në rast nevoje e urgjence. "Fakti që Presidentit të Republikës nuk i është parashtruar një kërkesë e tillë, provon se miratimi i aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, nuk ishte aspak një masë e jashtëzakonshme, një rast nevoje e urgjence", thotë Nishani.
Nishani ngrë edhe pyetjen, të cilën e cilëson "normale": a është paraqitur raporti që përligj shpenzimet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare? A është zgjidhje e drejtë dhe e duhur shtyrja e efekteve të ligjit edhe për 6 muaj, ndërkohë që kemi një ligj, i cili tashmë ka 7 muaj që është miratuar në parlament dhe ka hyrë në fuqi që prej një muaji? A mund të jetë argument i vlefshëm “koha e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore” ndaj një ligji, i cili është i miratuar jo më larg se para 7 muajsh dhe diskutimet mbi të cilin kanë vazhduar mbi disa vite madje të mbështetura dhe nga asistenca e partnerëve tanë ndërkombëtarë?!
Në fund, presidenti thekson se ka besim në mirëkuptimin e rishqyrtimit të këtij akti.
/Shqiptarja.com

Nishani kthen per shqyrtim aktin normativ per ligjin e nepunesit

'Nëpunësi Civil', miratohet akti i qeverisë me 84 vota pro, 4 kundër
PDF-Dekreti i aktit normativ">