Nishani kthen për rishqyrtim në
Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë

Nishani kthen për rishqyrtim në<br />Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë
TIRANE - Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”. Kjo është njoftuar në faqen zyrtare të Presidencës ku sipas Nishanit, ky ligj cënon kompetencat e tij kushtetuese.
 
Sipas Nishanit ky ligj nuk është konsultuar me Presidentin ashtu siç pretendohet ndërsa rendit 6 pika kryesore ku sipas tij arsyetohet kthimi për rishqyrtim i këtij ligji.
 
“Me arsyen se objektivi për të normuar sa më saktë dhe ekuivoke këtë proces të rëndësishëm, rezulton të mos jetë përmbushur plotësisht dhe se konkretisht nga koha e miratimit të ligjit nr. 151/2013 e deri më sot, në 5 raste, procesi i konsultimit mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, edhe pas ndryshimeve ligjore më të fundit nuk ishte konstruktiv referuar të shkuarës.” thuhet në komunikatën e Presidencës.
 
Më tej duke renditur arsyetimet e kthimit të ligjit për Gjykatën e Lartë sërish për rishqyrtim në Kuvend, Nishani thekson se sipas tij, miratimi i këtij ligji në seancën e 18 dhjetorit 2014, e fundit për vitin e kaluar, është bërë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa bërë konsultimet e nevojshme dhe të kërkuara me të gjithë faktorët e vendas dhe ndërkombëtarë.

“Konstatoj se edhe në këtë rast, ashtu si edhe me tre ligjet në fushën e drejtësisë të miratuara nga Kuvendi në muajin Korrik të këtij viti, iniciativa është e përshpejtuar dhe jo e konsultuar paraprakisht herët në kohë nga Euralius, OSBE dhe për më tepër Komisioni i Venecias. Progresraporti thotë qartë se reforma në Gjykatën e Lartë duhet të paraprihet nga ndryshimet kushtetuese dhe për më tepër është i nevojshëm një rishikim gjithëpërfshirës i kuadrit legjislativ të zbatueshëm. Misioni Euralius IV në opinionin e tij të datës 15 Dhjetor 2014 ka konkluduar se ndryshimet ligjore nuk përmbushin pritshmëritë e reformës në drejtësi sa i takon Gjykatës së Lartë të përcjella nga faktori ndërkombëtar, përsa kohë janë të nevojshme të bëhen ndryshime në Kushtetutë dhe në ligje në kuadrin e reformës në drejtësi.  Pra, është e vërtetuar katërcipërisht që ky ligj i kaluar në mënyrë të përshpejtuar, nuk i shërben qëllimit për të cilin u draftua dhe për më tepër krijon një imazh negativ para partnerëve ndërkombëtarë referuar pritshmërive të tyre sa i takon reformës në drejtësi.” shprehet Nishani
  
Problem kryesor për Bujar Nishanin përbën Këshilli për Emërimet. Sipas tij, kjo strukturë e posaçme që do të filtrojë kandidaturat për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, dhe ku mes të cilave Presidenti duhet të vendosë, cënon rëndë kompetencat e Kreut të Shtetit
 
“Ky Këshill që krijohet si strukturë ligjore cënon nenin 136/1 të Kushtetutës dhe vendimin    nr. 2/2005 të Gjykatës Kushtetuese që ka bërë interpretimin e këtij neni. Sipas dispozitave 2 &3 të ligjit 177/2014, vlerësimi i kandidatëve dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Këshilli për Emërimet, ndërkohë që kjo është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Republikës.” sqaron Presidenti Nishani Gjashtë arsyetimet e bëra nga Presidenti Nishani për kthimini për rishqyrtim të ligjit

Pak ditë më parë, kryetarët e grupeve parlamentare Ruçi dhe Vasili i dërguan një letër Presidentit Nishani ku i kërkohej të rihapte dhe një herë garën për vendet bosh në Gjyjkatën e Lartë, bazuar mbi ligjin e ri.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?