Në intervistën e parë si president i zgjedhur me shumicë të thjeshtë Bujar Nishani deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan se do të luftojë që të jetë jashtë palëve dhe se do të punojë edhe me opozitën.

I votuar më 11 qershor, nga Kuvendi si presidenti i gjashtë i Shqipërisë postkomuniste Nishani zbuloi për opinionin publik origjinën, problemin e tij fizik dhe sfidat që e presin pas 24 korrikut 2012 kur do të marrë zyrtarisht postin e presidentit deri më 24 korrik të 2017-tës.

NDERHYRJE KIRURGJIKALE NE ENET E GJAKUT, I VETMI  PROBLEM NUK VRAPOJ DOT
“Tre vjet më parë i jam nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një defekt në enët e gjaku. Jam operuar në mënyrë profesionale edhe në një nga klinikat më të mira evropiane. Pasojat janë në reabilitim sipër. I vetmi problem është se nuk mund të vrapoj. Unë kam ushtruar detyrën e minsitrit të Brendshëm që ka qenë shumë më intensive. Si ministër kam lëvizur në çdo kohë. Më është dashur të shkoj të udhëtoj në dimër, verë, të jem aty ku ka përmbytje e zona të izoluara, dhe të punojë me bashkëpunëtorët deri në orët e para të mëngjesit, e vetmja pengesë fizike është që nuk mund të vrapoj.”- deklaroi Nishani

ME RAMËN S'KAM PASUR KOMUNIKIM FREKUENT, ME OPOZITEN DO JEM I HAPUR
“Kam pasur mesazhe nga drejtues lokalë dhe disa deputetë të PS-së nga Rama deri tani jo. Me Ramën s’kam pasur komunikim frekuent. Në 2009 kam pasur kontakte me telefon për listat e zgjedhësve kur ai kërkonte sqarime. Sfida ime është të jem transparent me opozitën nuk e shoh veten mbi palët shoh që presidenti duhet të qëdrojë jashtë palëve.”- tha Nishani.

Presidenti i zgjedhur nga votat e mazhorancës foli dhe për strategjinë e tij me opozitën, që se votoi në parlament. “Do të jem i hapur dhe kam respekt maksimal për opozitën. Jam i gatshëm të punoj së bashku kur institucioni i Presidencëës të jetë i obliguar nga Kushtetuta. Kur kam qenë minsitër i Drejtësisë dhe i Brendshëm kam pasur marrëvdhënie korrekte me deputetët PS. Dera e presidentit do të jetë e hapur për opozitën.”

ME BERISHËN S'U DISKUTUA KRYEPROKURORI
Zoti Nishani deklaroi se Institucioni i Prokurorisë ka pasur e ka probleme të cilat duhet të korrigjohen. Në momentin e pranimit të propozimit për postin e presidentit, Nishani tha se me kryeministrin nuk ishte diskutuar emërimi i kryeprokurorit të ri.

“Presidenti ka rol të rëndësishëm për reformat në drejtësi. Institucioni i Prokurorisë ka pasur e ka problem që duhen të korigjohen. Në momentin kur jam përzgjedhur si kandidat për president nuk është diskutuar fare cështja e emërimit të pasuesit të kryeprokurores Rama.
Për Ina Ramën nuk shprehem pa marrë detyrën e pa mbaruar mandatin e saj si Prokurore e Përgjithshme. Do kem bashkëpunim të ngushtë me parlamentin.”- tha Nishani

EMËRIMI I GJYQTARËVE
“Për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë do të ketë proces vlerësimi mbi bazën e meritave dhe kritereve. Pres të bashkëpunoj me gjyqtarët. Do ketë ketë sistem vlerësimi të miratuar nga gjyqtarët. Nu do lënë mënjahë konsultimet me parlamentin”-

ME BERISHËN S’DO KEM MOSMARRËVESHJE
Nishani deklaroi se nuk besonte se do ketë mosmarrëveshje me Berishën.  “Nuk më tremb mosmarrëveshja me mazhorancën. Nuk besoj se do të ketë sitata të tilla të mosmarrëveshjes me mazhorancën. Unë jam i qartë në objektivat e mia do jem i aftë të përballoj presionet. Besoj te liria e individit dhe integriteti.”-

DO ZBATOJ PROTOKOLLIN, JA FAMILJA IME
Zoti Nishani zbuloi se vinte nga Libohova e Gjirokastrës, që prej 1994 është i martuar me Odetën me të cilën ka 2 fëmijë; djalin 17 vjeç që studion në një kolegj në Vjenë dhe vajzën 13 vjece. Aktualisht banon në apartamentin e tij në Selitë, “por në momentin e marrjes së detyrës do të zbatoj të gjitha rregullat që do të më përcaktojë protokolli i shtetit dhe nuk do ti anashkaloj.

JAM I PASUR NGA BASHKESHORTJA, JO POLITIKA
Nishani tha se “Politika nuk më ka sjellë asnjë lloj pasurie. Bashkëshortja ime vjen nga një familje tregtarësh nga të cilat ka trashëguar prona të konsideresundme dhe pëfituam nga kthimi i pronave në 2004”

NGRIHET GRUPI I TRANZITIMIT TË PUSHTETIT
“Po krijohet një grup për të nisur procesin e tranzimit të pushtetit.duhet të jemi gati që ditën e parë për të nisur punën, Përkushtimi në punë do të jetë i njëjtë si ditën kur do filloj deri ditën kur do e përfundoj mandatin, 24 korrik 2012—24 korrik 2017”- tha Nishani gjatë intervistës.

TOPI ENDE S'MË KA URUAR PËR EMËRIMIN
Nishani deklaron “ Nuk më lejohet të adresoj kritika ndaj Topit, deri në momentin kur ai është në detyrë. Me Topin skam kontaktuar dhe s’kam marrë as telefonatë apo mesazh. Mund të ketë bërë njoftim shtypi.”

NËSE DO TË KANDIDONTE TOPALLI DO TA VOTOJA
Nishani deklaroi se “Topalli ka qenë një nga mbështetëset e mia kryesore që në momentin e kandidimit. Do të doja të ishte ajo dhe do ta votoja me kënaqësi.”

Zoti Nishani foli dhe për eksperiencën e tij në fushën e drejtësisë dhe diplomacisë, si dy fusha ku një president ka një rol tepër të rëndësishëm.
Në fushën e drejtësisë ka punuar si ministër i Drejtësisë për 2 vjet. Kam qenë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në fushën e diplomacisë kma qenë grupi i parë i diplomatëve të rinj shqiptarë të trajnuar nga një grup diplomatësh të vjetër në Shqipëri e SHBA.
(su.ge/shqiptarja.com)