Nishani mesazh ngushëllimi
për akademikun Shaban Demiraj

Nishani mesazh ngushëllimi<br />për akademikun Shaban Demiraj
TIRANE - Presidenti i Repulikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, për ndarjen nga jeta një ditë më parë të akademikut dhe gjuhëtarit Shaban Demiraj,

Në mesazhin e tij, Nishani shpreh nderimet më të mëdha për akademikun Demiraj, ndërsa thekson se veprat e studimet e tij do të mbeten një pasuri e përjetshme për të gjithë kombin shqiptar.

Më poshtë mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Bujar Nishani:

“Të nderuar familjarë të Profesor Shaban Demiraj! Lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Shaban Demiraj më ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe është një humbje e madhe për gjuhën dhe albanologjinë shqiptare. Profesor Shabani e vuri të gjithë  jetën e tij në shërbim të shkencës shqiptare, duke u bërë një nga figurat më të shquara të saj dhe duke lartësuar me veprën e tij emrin e gjuhës  shqipe. Për afro gjysmë shekulli emri i tij u radhit me dinjitet krahas emrave të Eqerem Çabej, Aleks Budës, etj., në çdo skaj të botës shqiptare dhe më gjerë, ku filologjia shqiptare u paraqit me dinjitetin e saj shkencor. Duke ndarë me ju, të dashurit e tij, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e tij monumentale në fushën e gramatikës historike të gjuhës shqipe dhe historisë së saj do të mbeten një pasuri e përjetshme për të gjithë kombin shqiptar. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me nderimin e pakufishëm për të dashurin tuaj! Me respekt!"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri