TIRANE- “ Përtej profesionalizmit, integriteti është i domosdoshëm. Ruani integritetin moral”- Është mesazhi që Bujar Nishani u ka përcjellë bashkëpunëtorëve të tij në polici pas dorëheqjes nga posti i Ministrit të Brendshëm për të pranuar postin e kreut të shtetit. “Ndihem i privilegjuar për postin që mu dha. Standardi që policia ka vendosur sot është një polici tërësisht e distancuar nga politika dhe e imenjuar në sigurinë e qytetarëve.”- tha Nishani.

“Përtej profesionalizimit është shumë i dosmdoshëm integriteti. Integriteti moral duhet tju karakterizojë sepse është instrumenti që do t’ju lehtësojë në punën tuaj”.- nënvizoi më tej presidenti i zgjedhur në parlament më 11 qershor.

Duke i falënderuar për bashkëpunimin zoti Nishani bëri apel të vazhdojnë të ruajnë e të lartësojnë më shumë atë figurë që krijuat tek qytetari. Sa më shumë të lartësoni figurën tuaj, të respektoni qytetarët dhe të punoni për sigurinë e tij, aq më shumë do ta merrni besimin”.
(sg/shqiptarja.com)