Nishani-Mogherini: Të shmanget
politizimi i reformës në drejtësi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv/Presidente e Komisonit Evropian, Federica Mogherini.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv/Presidente e Komisonit Evropian, Federica Mogherini.
Presidenti Nishani i përcolli Mogherinit vlerësimin për mbajtjen lart në agjendën e BE të Shqipërisë dhe rajonit, dhe falënderoi për angazhimin e madh të të gjitha institucioneve të BE për ecurinë e reformave në Shqipëri.
Kreu i Shtetit evidentoi se pas propozimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe konkluzioneve të Këshillit, janë të qarta fushat prioritare në të cilat vendi duhet të bëjë përparim sa më parë.
Presidenti Nishani vuri në dukje se ndërkohë që reforma në drejtësi ka patur një zhvillim pozitiv në dy vitet e fundit, tashmë ka mbërritur në një etapë të rëndësishme që kërkon krijimin e mekanizmave legjitimë, të besueshëm dhe të shëndetshëm për zbatimin efikas të saj.
Në këtë kontekst ai theksoi se është tejet e rëndësishme që ky proces të ecë vetëm mbi baza kushtetuese dhe ligjore, të shmanget politizimi i tij, dhe të inkurajohet gjithëpërfshirja, si garancitë e besueshmërisë tek qytetarët shqiptarë.
Kreu i Shtetit shtoi se reforma në drejtësi është e lidhur ngushtë edhe me reforma të tjera si ajo zgjedhore dhe dekriminalizimin e institucioneve dhe administratës publike, pasi të tria këto dimensione lidhen me perspektivën e Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.
Duke u ndalur në zhvillimet e fundit në rajon, Presidenti Nishani garantoi se Shqipëria nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë vendi tjetër, dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Ai shprehu shqetësimin e përdorimit të një gjuhe armiqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni për qëllime që lidhen me garën politike në vend.
Presidenti theksoi se Platforma e partive shqiptare në Maqedoni është produkt i vetë këtyre partive, të cilin Shqipëria e mbështet duke e parë në frymën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke mbështetur gjithëherët bashkëjetesën si qytetarë të barabartë ndërmjet të gjitha etnive atje, ashtu sikurse ndjekim parimin marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
6.1%
-
Jo
87.5%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 5253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë
15 Gusht, 16:12
-
Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth
15 Gusht, 16:03
-
Pse duhet të ndezim qirinj më 15 Gusht? Prifti dhe besimtarët tregojnë ritet e veçanta të 'Pashkës së Verës'
15 Gusht, 15:59
-
Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja
15 Gusht, 15:59
-
Ishte në arrest shtëpie në Shkup, arratiset ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani! Serbia e kërkon për krime lufte
15 Gusht, 15:49
-
Java e vështirë e zjarreve, Vëngu: 10 vatra janë ende aktive, gatishmëria është rritur! Flakët vijojnë të djegin Parkun Kombëtar të Prespës
15 Gusht, 15:44
-
Australi, Tentoi t'i vinte flakën një berberhaneje, por u dogj vetë (VIDEO)
15 Gusht, 15:44
-
Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin
15 Gusht, 15:41
-
Vrau Egli Progën, e kaluara e errët e Denis Meçes! Me precedentë penalë për plagosje e kundërshtim të forcave të policisë
15 Gusht, 15:25
-
Vodhi në dy lagje të Durrësit një makinë dhe çantën e një turisti, kapet në Elbasan 29 vjeçari! Ishte në kërkim dhe nga policia e Tiranës për 4 vjedhje (EMRI)
15 Gusht, 15:22
-
‘Vetëm dhe në paqe’, Arnita Beqiraj thyen heshtjen pas ndarjes me Arbër Çepanin
15 Gusht, 15:17
-
Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat (VIDEO)
15 Gusht, 15:15