Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i pranishëm në votimin e rezolutës nga Senati i New York-ut për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nismë kjo e kërkuar nga anëtarët e Asamblesë së New York-ut, Mark Gjonaj dhe Senatori Jeffrey Klein.
 
Pasi zhvilloi  takim të veçantë me Senatorin Jeffrey D. Klein dhe shumë ligjbërës të tjerë në New York, në prani edhe të gjithë anëtarëve të Senatit, të cilët e votuan unamimisht rezolutën, Kreu i Shtetit shprehu në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që iu dha rezolutës dhe miratimit të saj.
 
Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën.”– theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani.
  Fjala e plotë e Presidentit Nishani mbajtur pas votimit të kësaj rezolute
 
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani në fajlën e mbajtur në këtë Asamble, vuri në dukje mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve.
 
“Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Fjala e plotë e Presidentit Nishani e mbajtur në Asamblenë e Shtetit në New-York

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)