TIRANE - Në prag të përvjetorit të 7 të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar disa nga figurat dhe personalitetet më në zë që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë arritje.
Në fjalën e tij Presidenti Nishani vlerësoi sakrificat dhe kontributin e dhënë nga figurat e kombit si Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, ndërsa theksoi se në historinë e popullit shqiptar, Kosova është kapitulli më i lavdishëm.
Ceremoninë e dekorimit Nishani e cilësoi si shembull për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri dhe demokraci të shqiptarëve.
“Iu desh të kalojë rrugë të gjatë dhe sakrifica për mbijetesë. Kështu flasin faktet historike, plot me ngjarje dhe kthesa të mëdha, ndër të cilat më e shquara ishte epoka e Skënderbeut. Në faqet e historisë së Shqipërisë, kapitulli më i lavdishëm është Kosova. Si feniksi Kosova nuk është ndalur duke u bërë shtet i lirë dhe i pavarur. Sot kur Kosova shënon 7 vjetorin e pavarësisë, e kujtojmë figurën legjendare të Adem Jasharit, si për nga forma edhe nga përmbajtja. Historianëve u përket të bëjnë vlerësimin, por më lejoni ta konsideroj edhe unë unike, figurën e Ibrahim Rugovës i cili ia imponoi njerëzimit luftën paqësore për çlirimi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe që rezultoi çelësi efikas për pavarësinë e Shqipërisë. Ky guxim nuk është i rastit por vazhdim i trimërisë së Drenicës. Kjo ceremoni e sotme dekorimi le të jetë një shembull për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri, demokraci dhe prosperitet të kombit shqiptar. Kjo ceremoni le të jetë edhe mesazhi ynë se ne i vlerësojmë dhe respektojmë të gjithë miqtë dhe aleatët e shqiptarëve që iu bashkuan sakrificave të shqiptarëve.” u shpreh Nishani
Në mesin e figurave të dekoruara nga Nishani, u vlerësuar me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Ahmet Krasniqi. Ndërkohë figura si Sali Çekaj, Tahir Zemaj, Indrit Cara, Bekim Berishës, Fehmi Llavdrovci dhe Smajl Hajdaraj u nderuan me titullin “Nderi i Kombit”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04