Presidenti Bujar Nishani ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel të Belgjikës, duke i cilësuar “akte barbare”.
“Dëshiroj të përfitoj nga ky rast që të shpreh në emrin tim, por edhe në emër të popullit shqiptar ngushëllimet për familjet e viktimave të shkaktuara nga akti terrorist në Bruksel si dhe gjithashtu solidaritetin e shqiptarëve për popullin belg! Ne do të jemi të bashkuar dhe të fortë për ta sfiduar këtë kërcënim, këto akte barbare, që nuk përfaqësojnë vlerat sidomos ato të fesë si bashkëjetesa, harmonia dhe respekti”, deklaroi Nishani në një deklaratë për mediat, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.
“Ashtu si e përmendi edhe Sekretari i Përgjithshëm, Shqipëria jep një shembull shumë të mirë jo vetëm tek ne, por edhe në rajonin tonë, të cilin ne do të donim ta promovonim edhe në nivel evropian: bashkëjetesa dhe harmonia dhe respekti mes feve të ndryshme”, tha kreu i Shtetit.
“Në të njëjtën kohë ne jemi të përkushtuar fuqimisht për të sfiduar dhe luftuar terrorizmin. Qytetërimi është i fortë dhe ne jemi të bashkuar. Ndihemi të fuqishëm dhe të aftë për të mposhtur këto akte terroriste. Ato nuk do ta trembin kurrë demokracinë tonë. Ato kurrë nuk do t’ia dalin dot mbanë të frikësojnë qytetërimin tonë, njerëzit tanë, jo vetëm sepse jemi vërtet të bashkuar, por qytetërimi ynë është i fortë dhe ne do ta mposhtim këtë kërcënim”, vijoi ai.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com