Nishani në New-York, dekoron me
urdhërin “Nderi i Kombit” Gjonajn

Nishani në New-York, dekoron me<br />urdhërin “Nderi i Kombit” Gjonajn
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” anëtarin e Asamblesë së New-Yorkut Mark Gjonaj ,në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane. 

Kreu i Shtetit Shqiptar i akordoi Gjonajt Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Zoti Mark Gjonaj, sot është një i zgjedhur me votën tuaj, me votën e amerikanëve në Asamblenë e New-Jorkut. Gjonaj është pasqyrimi më i mirë i gjithë asaj që shqiptarët e Amerikës kanë arritur, jo vetëm në biznes, shkollim, kulturë, shkencë, por edhe në përfaqësim institucional dhe politik”-tha kreu i shtetit
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të udhëhequr nga Presidenti i Bronksit Ruben Dias Jr.ne New-York kreu i vendit Nishani vuri në dukje se për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi, Amerika historikisht ka qenë një aleat i dëshiruar, ndërsa sot është aleati strategjik jo më i dëshiruar, por i realizuar.
Këtu shihet e pasqyruar dhe e gërshetuar më së miri veçantia e lidhjes mes të Amerikës dhe Shqipërisë, lidhje kjo e hershme. Mes shqiptarëve dhe Amerikës ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë një lidhje e veçantë komplekse dhe e pakushtëzuar. E nisur para më shumë së një shekulli, atëherë kur viheshin themelet e shtetit të pavarur shqiptar dhe e forcuar ndër vite, edhe pse në periudha të gjata kohe e refuzuar nga ideologjia dhe absurditeti i regjimit komunist”, u shpreh Nishani

Presidenti i vendit vijon takimet dhe axhendën e tij në shtetete Bashkuara të Amerikës ku mer pjesë në aktivitete me politikanë dhe drejtues vendorë të SHBA-ve
 
 

Më poshtë fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishanit:
“Këtu shihet e pasqyruar dhe e gërshetuar më së miri veçantia e lidhjes mes të Amerikës dhe Shqipërisë,  lidhje kjo e hershme. Mes shqiptarëve dhe Amerikës ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë një lidhje e veçantë komplekse dhe e pakushtëzuar. E nisur para më shumë së një shekulli, atëherë kur viheshin themelet e shtetit të pavarur shqiptar dhe e forcuar ndër vite, edhe pse në periudha të gjata kohe e refuzuar nga ideologjia dhe absurditeti i regjimit komunist.
Në të gjitha këto faza faktor vendimtar ka qenë dhe është Diaspora jonë këtu në Amerikë. Në fillim të shekullit kjo Diasporë ishte më e vogël në numër e ndoshta kishte më pak miq në hierarkinë e lartë shtetërore, por ishte e qartë, këmbëngulëse dhe e përqendruar në punën e saj për të lidhur dy kombet tona dhe për të fituar vëmendjen e SHBA-ve. Ky insistim i tyre ishte i pazakontë për kohën, por vizionar dhe i bazuar në atë se çfarë ka përfaqësuar gjithmonë Amerika si vend i mundësive dhe i lirisë. Ky vizion ndër breza është forcuar, është rritur dhe kultivuar me këmbëngulje dhe me durim.” – theksoi Presidenti Nishani.
Sot Diaspora shqiptare në Amerikë është e madhe në numër, por dhe më përmbajtësore.  Shqiptarët në Amerikë kanë jo vetëm një aleat dhe partner strategjikë, por kanë edhe një histori të përbashkët marrëdhëniesh të ndërtuara mbi vlerat më të mira që përfaqësojnë dy vendet tona. Siç mund ta shihni edhe këtu, shqiptarët kanë edhe më shumë miq amerikanë, gëzojnë respektin e Amerikës dhe amerikanëve. Ne jemi fizikisht larg, por ajo që ka bërë që të kemi gjithmonë edhe më shumë miq në Amerikë, gjithmonë e më të fuqishme aleancën dhe partneritetin tonë, sigurisht që janë mbi të gjitha të rinjtë tanë. Të rinjtë shqiptaro-amerikanë janë ata, të cilët me arritjet e tyre personale por edhe grupore e kanë bërë Shqipërinë të pranishme gjithkund ku ata kanë qenë. Të rinjtë tanë ndoshta edhe pa dashur janë shndërruar në ambasadorë të popullit shqiptar, ambasadorë të prezantimit të kulturës së lashtë të tij, ambasadorë të prezantimit të vlerave më të mira të tij, dhe veçanërisht ambasadorë të prezantimit të shpirtit bashkëpunues dhe paqësor të shqiptarëve.
Lidhjet shqiptaro-amerikanë siç është dëshmuar ndër vite do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej edhe atëherë kur ndonjëri nuk do të punojë sa duhet që ato të rriten dhe forcohen. Do të vazhdojnë të thellohen lidhjet tona veçanërisht për vizionin mbi të cilin janë ndërtuar, do të vazhdojnë të thellohen deri atëherë kur të ekzistojë ideja e lirisë, ideja e së mirës. Në emër të Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë të dekoroj një personalitet të nderuar, i cili gërsheton më së miri të gjitha ato që i preka më lart. Zoti Mark Gjonaj, sot është një i zgjedhur me votën tuaj, me votën e amerikanëve në Asamblenë e Neë-York. Zoti Gjonaj është pasqyrimi më i mirë i gjithë asaj që shqiptarët e Amerikës kanë arritur, jo vetëm në biznes, shkollim, kulturë, shkencë, por edhe në përfaqësim institucional dhe politik
Uroj nga zemra që të kemi sa më shumë shqiptaro-amerikanë, të cilët na bëjnë krenarë për lidhjet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan!”, e ka përfunduar fjalën e tij Presidenti Nishan
i”, tha Nishani.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake