Kështu deklaroi presidenti, Bujar Nishani në takimin me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, mbajtur në Kroaci në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian.
Gjatë takimit u ra dakord për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, ekonomisë.
Presidenti Nishani shprehu solidarizimin ndaj Serbisë për përmbytjet që sollën pasoja shumë të rënda për vendin, duke shpresuar që Konferenca e donatorëve që do të mblidhet së afërmi në Vjenë të rezultojë e suksesshme./a.gegvataj/