Nishani nis të hënën takimet për
datën e zgjedhjeve, ja axhenda
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nis të hënën konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nis të hënën konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit do të zhvillojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësues të partive parlamentare, duke nisur fillimisht me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi për të vijuar me kryetarin e grupit të Partisë Socialiste,
Gramoz Ruçi. Në mesditë axhenda e takimeve do të vijojë me kryetarin e grupit të LSI-së, Lefter Koka, më pas me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe për t'i mbyllur takimet me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ne axhendën e presidentit parashikohen takime vetëm me partitë parlamentare, duke përjashtuar mundësinë e një takimi me përfaqësues nga FRD edhe AK.
Sipas nenit 8 të Kodi zgjedhor, Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor.
Ndërsa në pikën 1, neni 9 të kodit thuhet se "data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit"
Legjislatura aktuale e Kuvendit ka nisur më 6 shtator dhe 6 shtatori 2013 shënon mbarimin e mandatit të parlamentit. Sipas Kodit zgjedhor, Presidenti i Republikës duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.
TAKIMET Takimet e Nishanit me përfaqësuesit e partiveOra 10:00, takimi Nishani- Astrit Patozi
Ora 11:00, takimi Nishani- Gramoz Ruçi
Ora 12:00, takimi Nishani- Lefter Koka
Ora 13:00, takimi Nishani- Fatmir Mediu
Ora 14:00, Takimi Nishani- Vangjel Dule
Ora 15:00, Takimi Nishani- Shpëtim Idrizi
(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52