Nishani padit Veliajn: Përgënjeshtro
akuzat, dua 100 lekë dëmshpërblim

Nishani padit Veliajn: Përgënjeshtro<br />akuzat, dua 100 lekë dëmshpërblim
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur në gjykatë kryebashkiakun Erion Veliaj.
 
Padia ka ardhur pas akuzave të kryetarit të Bashkisë në një emision televiziv se Nishani ka grabitur pronën e një kishe në Elbasan.
 
Në regjistrimin e padisë, thuhet se Nishani kërkon dëmshpërblim për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit në vlerën 100 lekë të reja.
 
Gjithashtu, në kërkesëpadi kërkohet që "pala e paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin "Opinion" të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës".
 
Dy javë më parë, përmes një deklarate për shtyp, kreu i Shtetit Nishani tha se për akuzat e Veliajt në adresë të tij do të përgjigjet drejtësia. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar