TIRANE - “Liria mbetet e rrezikuar dhe e kërcënuar, por e papërkulur”. Kështu është shprehur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, duke ju referuar ngjarjes tragjike të ndodhur në Paris pak ditë më parë ku mbetën të vdekur 17 persona. Pas një vizite në emër të popullit shqiptar në ambasadën Franceze në Tiranë gjatë paradites së të hënës, ku la edhe shënimin e tij në “Librin e Ngushëllimeve”, kreu i shtetit tha se terrorizmi u shfaq egër, por Franca arriti të mposhtë frikën.
“Jam këtu sot në emrin tim personal dhe në emrin e gjithë qytetarëve shqiptarë për të shprehur ngushëllimet, solidaritetin e pakufi me viktimat dhe familjet e tyre simpatinë e madhe të shqiptarëve me popullin francez e autoritetet francezë pas aktit barbar një ndodhi në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” në disa supermarket dhe rrugë të Francës ku egërsia barbare ndaj lirisë dhe të drejtës u shfaq më e egër se kurrë në qendrën e Evropës. Simpatia jonë shkon me popullin francez që diti ta përballojë me një dinjitet të lartë këtë akt barbar. Ishte akt i dhimbshëm por që nuk ka të bëjë aspak me frikën, ku ekziston frika nuk ka liri. Dhe Parisi, Franca tregoi që liria e mposht frikën dhe frika nuk ka shanse të jetë mbi lirinë. Sot në emër të shqiptarë garantoj popullin francez se shqiptarët do të jenë përkrah Francës dhe aleancës së madhe të vlerave, të lirisë së të drejtës për të çuar para këto arritje de për t’i mbrojtur. Liria tregoi se mbetet e kërcënuar por ajo është e papërkulur”, u shpreh kreu i shtetit Bujar Nishani.

Presidenti vlerësoi marshimin e unitetit të zhvilluar një ditë më parë ku morën pjesë 56 përfaqësues qeverish dhe besimesh fetare.
/Shqiptarja.com

VIDEO