TIRANE – I gjithë procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, që kulmoi me 73 vota në favor të kandidatit të mazhorancës Bujar Nishani, është shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale më të njohura, si Facebook dhe Twitter. Ato kanë qenë nga më të ndryshmet, duke kaluar nga urimet ndaj presidentit të ri, deri tek kritikat dhe batutat për mustaqet e tij.
“Ja dhe turpi i rradhës i Sali Hoxha Berishës – shkruante në Facebook Genti Kovcaj – Një tjetër “akt terrorist” kundër Kushtetutës së Shqipërisë”.
Ndërsa dikush tjetër që firmoset me emrin e profilit Tomo Jerry shkruante në faqen e Shqiptarja.com kreun e ri të shtetit: “Është vetëm i PD se populli nuk e votoi. I gjunëzuari i Berishës dhe i një partie, jo i popullit”.
“Turqit njëherë do ndjehen rehat me imazhin e ri të Presidentit”, thotë Olti Buzi duke iu referuar mustaqeve të Presidentit të zgjedhur. Në Facebook ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë edhe “memet” e para që luajnë me pamjen e Nishanit.
Në Twitter Edvin Kukunja e cilësoi zgjedhjen e presidentit “një bacaletë për t’ia treguar (jo pa u skuqur) brezave në ardhmëri... ç’palacollëk. Sali Protopapa alias Bujar Nishani alias Bujar Mehmeti sapo u zgjodh President... ngushëllime demokraci”.
Sherif Mucalla e quan zgjedhjen e Nishanit si president “një fatkeqësi, një turp i klasës politike shqiptare, të mallkuar qofshi”. Ndërsa për Agim Hoxhën sot në Kuvend u zgjodh “Presidenti më antikushtetues në histori”.
Nuk mungojnë as ata që bëjnë përgjegjëse vetë opozitën për këtë situatë. Sidrid Trandafili i shkruan direkt profileve të Edi Ramës, Braçes e Erion Veliaj: “Nuk e donit kandidatin anëtar të Byrosë? Merreni ministër të oborrit”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Ja dhe turpi i rradhës i Sali Hoxha Berishës – shkruante në Facebook Genti Kovcaj – Një tjetër “akt terrorist” kundër Kushtetutës së Shqipërisë”.
Ndërsa dikush tjetër që firmoset me emrin e profilit Tomo Jerry shkruante në faqen e Shqiptarja.com kreun e ri të shtetit: “Është vetëm i PD se populli nuk e votoi. I gjunëzuari i Berishës dhe i një partie, jo i popullit”.
“Turqit njëherë do ndjehen rehat me imazhin e ri të Presidentit”, thotë Olti Buzi duke iu referuar mustaqeve të Presidentit të zgjedhur. Në Facebook ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë edhe “memet” e para që luajnë me pamjen e Nishanit.
Në Twitter Edvin Kukunja e cilësoi zgjedhjen e presidentit “një bacaletë për t’ia treguar (jo pa u skuqur) brezave në ardhmëri... ç’palacollëk. Sali Protopapa alias Bujar Nishani alias Bujar Mehmeti sapo u zgjodh President... ngushëllime demokraci”. Sherif Mucalla e quan zgjedhjen e Nishanit si president “një fatkeqësi, një turp i klasës politike shqiptare, të mallkuar qofshi”. Ndërsa për Agim Hoxhën sot në Kuvend u zgjodh “Presidenti më antikushtetues në histori”.