TIRANË, 12 maj/ATSH.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti të martën Madhërinë e Tij, Abdullah II Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas ceremonisë së pritjes në Presidencë dhe takimeve dypalëshe, dy zyrtarët e lartë dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Nishani duke vënë në dukje marrëdhëniet e mira politike dhe miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve, shprehu besim që vizita e Mbretit jordanez do të shërbejë si një nxitje e fuqishme për krijimin e kushteve për një etapë të re në bashkëpunimin dypalësh.
"Marrëdhëniet e bashkëpunimit në fusha konkrete janë ende të paeksploruara mirë. Mes dy vendeve ekziston relativisht një klimë e favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndaj besoj se kjo vizitë do të shërbejë si një nxitje e fuqishme për konkretizimin e marrëdhënieve në fusha konkrete, veçanërisht në ekonomi, arsim, shkencë, turizëm dhe fusha të tjera bashkëpunimi", u shpreh Nishani.(vijon)/a.s/ /m.m/








