Nishani publikon 15 emrat për
Gjykatën e Lartë, mblidhet Këshilli?

Nishani publikon 15 emrat për<br />Gjykatën e Lartë, mblidhet Këshilli?
TIRANE - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka shpallur listën e 15 kanditateve për vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë për dy anëtarë. Vakancat për këtë gjykatë janë bërë prej kohësh burim i një konflikti të vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kriteret që duhen përcaktuar për përzgjedhjen e dy anëtarëve të tij të Gjykatës së Lartë.
 
Me kete vendim, kreu i shtetit ka vendosur të mos tërhiqet nga qëndrimi i tij për të përcaktuar vetë dy emrat që do të përzgjedhë për këtë gjykatë pavarësisht se mazhoranca për shtatë herë me rradhë ka refuzuar propozimet e tij. Propozimet e presidentit Nishani bëhen sipas ligjit të vjetër, ndërkohë mazhoranca me ligjin e ri ka përcaktuar që propozimet për këtë gjykatë bëhen pas ngritjes së Këshillit Konsultativ pranë institucionit të presisidencës, këshill që ka për detyrë të verifikojë zbatimin e kritereve të emrave pretendentë për gjykatës në instancën në Gjykatën e Lartë. Por duke e refuzuar ligjin dhe duke mos e njohur atë, kreu i shtetit nuk e ka mbledhur asnjëherë Këshillin Konsultativ dhe sipas gjasave nuk do ta mbledhë edhe deri në propozimin e dy emrave për Gjykatën e Lartë. 

Mbledhja e Këshillit do të zhbllokonte një ngërç të cilin ka lënë pezull dy vendet në Gjykatën e Lartë dhe ka thelluar akoma më tepër marrëdhëniet mes mazhorancës dhe presidencës.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës, thuhet se 15 kandidatët e ardhur nga radhët e gjyqësorit dhe juristëve plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara për tu zgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë. 

Publikimi rutinë i Presidentit vjen në një kohë ku prej vitit 2013 Gjykata e Lartë, me një numër rekord çështjesh për shqyrtim, ka lënë të paplotësuara për dy vendet për shkak të konfliktit të hapur mes Presidentit dhe mazhorancës për procedurat. Konflikti mbeti i njëjtë edhe pas ndryshimit të ligjit për emërimet në Gjykatën e Lartë, kur Nishani, përmes procedurës së vjetër dërgoi edhe dy dekrete të tjera në Kuvend për Gjykatën e Lartë. 

Pavarësisht se ligji i ri për parashikon ngritjen e Këshillit Konsultativ pranë Presidentit, i përbërë nga 7 drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend dhe ka si detyrë të verifikojë zbatimin e kritereve të emrave pretendentë për gjykatës në instancën më të lartë gjyqësore dhe renditjen e tyre, Presidenti nuk e ka mbledhur asnjëherë Këshillin.

Ligji i ri e detyron Presidentin ta thërrasë Këshillin brenda këtyre 5 ditëve. Afati për të thirrur Këshillin nis nga sot pavarësisht se kreu i shtetit është nisur në një vizitë në SHBA.

Njoftimi i presidences dhe lista e 15 kandidateve
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur.
 
Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:
                        
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:
1.     Anila Kristani            
2.     Artur Malaj
3.     Astrit Kalaja
4.   Bledar Abdullai              
 5.   Dhurata Bilo                                 
6.     Luan Hasneziri      
7.     Rexhep Bekteshi                                                
   
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
1.  Ervin Pupe
2.  Fatmira Luli
3.  Gezim Allaraj
4.  Gjet Kola
5.  Ilir Panda
6.  Luan Daci 
7.  Natasha Mulaj
8.  Sokol Sadushi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së