DURRËS - “Heqja e fotos nuk është punë është gjest, nuk kërkon lodhje, fantazi, presidenti pret nga kryeministri të bëjë punë e jo gjeste”- ky ishte reagimi i tepër i indinjuar i presidentit Bujar Nishani dy ditë pasi kryeministri Edi Rama mori vendimin për heqjen nga institucionet të portretit të Presidentit të Republikës dhe në vend të tij vendosjen e fotos së Ismail Qemalit.
”Eshtë padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së presidentit të vet. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë, nuk është serioze, por heqja e fotos nuk është punë, është gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime, është i kollajtë; nuk kërkon lodhje, fantazi, inteligjencë dhe Presidenti pret nga kryeministri të bëjë punë dhe jo gjeste.”- tha Nishani.
Presidenti shkon më tej duke shtuar se po bëhen përpjekje për ta vendosur presidentin përballë si kundërshtar politik dhe historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet.
“Natyrisht që Kushtetuta përcakton që presidenti është kreu i shtetit. Në Republikën e Shqipërisë Kushtetuta i ngarkon Presidentit përfaqësimin e unitetit të popullit. S’ka diskutimi që Ismail Bej Vlora është figurë e madhe, por historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet ndaj shtetit. E rëndësishme është që Kushtetuta do të mbrohet me çdo rast, por sforcimet për ta vendosur presidentin përballë si kundërshtar politik nuk janë të shëndetshme. Shqiptarët kanë nevojë për bashkim, jo përçarje, kontribute, punë, zhvillim ekonomik, presidenti do të jetë gjithmonë në shërbim të unitetit , mbrojtjes së Kushtetutës. Për fat të mirë Shqipëria i ka të konsoliduar mekanizmat e mbrojtjes së Kushtetutës."
Reagimi i Presidentit Nishani erdhi sot pas pyetjes së një gazetareje e pranishme në konferencën e përbashkët të 4 Presidentëve të rajonit që u zhvillua në Durrës. Ky ishte takimi i V Rajonal i Presidentëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Pyetje-përgjigjet e gazetarëve dhe presidentit NishaniFOTOT E SALLES SE MBLEDHJEVE TE QEVERISE ME DHE PA FOTON E PRESIDENTIT NISHANI (Ne foto: Pamje nga salla e mbledhjeve të qeverisë të drejtuar aktualisht nga kryeministri Edi Rama)(Ne foto: Pamje nga salla ku zhvilloheshin mbledhjet e qeverisë nga ish kryeministri Berisha)
(sg/mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
40.6%
-
Jo
54.8%
-
Deri diku
4.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari
28 Nëntor, 10:38
-
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora pas takimit me Ramën dhe Kurtin: Ndjej të njëjtat emocione si gjyshi im më 1912! Të shohim para për të ardhmen! Rroftë Shqipëria
28 Nëntor, 10:38
-
Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama me Kurtin takojnë nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, tek sheshi i Flamurit
28 Nëntor, 10:23
-
Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje, kërkojnë pezullimin e Tik Tok në vend
28 Nëntor, 10:10
-
Kryeministri Rama krah Kurtit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë! Pjesëmarrës dhe Begaj e Spiropali
28 Nëntor, 10:08
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
28 Nëntor, 09:55
-
VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital
28 Nëntor, 09:51
-
Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)
28 Nëntor, 09:46
-
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
28 Nëntor, 09:43
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33