Jeronim Bazo nuk do të jetë për një mandat të dytë Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.
Presidenti ka refuzuar ta dekretojë propozimin e kryeministrit Rama për ta riemëruar Bazon. Përgjigjia me argumentat refuzuese i është dërguar shefit të qeverisë të premten.
Në të saktësohet se Jeronim Bazo nuk ka respektuar Kushtetutën dhe ka shkelur ligjin e komandimit zinxhir të Forcave të Armatosura.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë 3 viteve të mandatit të tij të parë nuk ka raportuar asnjëherë tek Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që është Bujar Nishani.
Nuk i ka dërguar atij asnjë informacion nuk ka kryer asnjë konsultim për dokumentat, planet apo strukturat e Forcave të Armatosura.
Po ashtu, sipas Presidentit, shefi i shtabit ka nxjerrë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura shumë prona të ushtrisë, pa marrë më parë miratimin nga ai si Komandanti i Përgjithshëm.
Një detyrim i është sanksionuar edhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Mandati general major Bazos përfundoi dy javë më parë. Një komision i përbërë nga gjeneralë vlerësoi se ai përmbushte kushtet edhe për një mandat tjetër.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com