TIRANE - Reforma zgjedhore dhe imuniteti ishte refreni i përbashkët mes presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani dhe ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi, në takimin mes këtyre të fundit. Të dy ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e përmbylljes sa më të shpejtë të reformave zgjedhore dhe heqjen e imunitetit “në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë me meritë statusin e vendit kandidat për anëtar të BE”, bëri të ditur zëdhënësi i zotit Nishani.
Gjatë takimit, Ambasadori Sequi vlerësoi rolin e Nishanit në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë “për funksionimin e një bashkëpunimi të frytshëm me delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë”.
Nga ana tjetër, edhe presidenti Nishani theksoi ndihmesën që ky delegacion ka dhënë ë progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Në përfundim të bisedimeve, personalitetet konfirmuan vullnetin e dyanshëm për të ndërtuar dhe zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com