Nishani shfaqet online, Topit
i mbetet vetëm jetëshkrimi

Nishani shfaqet online, Topit <br />i mbetet vetëm jetëshkrimi
TIRANE-  Një gjysëm muaji pas marrjes zyrtarisht të detyrës dhe betimit mbi Kushtetutë Presidenti i ri i Shqipërisë Bujar Nishani është shfaqur edhe në hapësirën online.

Faqja e vjetër zyrtare e presidencës u mbyll ende pa mbaruar ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Bamir Topi tek Bujar Nishani dhe që prej 24 korrikut kjo hapësirë mbante statusin "në ndërtim".

Fotot duket se kanë marrë një rëndësi më të madhe në faqen e re të kreut të shtetit.  Në pamje të parë janë tre imazhe, përkatësisht një nga ceremonia e marrjes së detyrës në Presidencë, fjalimi i Nishanit në Parlament pas betimit dhe më pas një foto familjare.

Një nga elementët e rinj është hapësira që i është kushtuar Zonjës së Parë të vendit Odeta Nishani për të cilën ka një ndarje të veçantë me foto dhe jetëshkrim.
nishani ne web

Nëse provon të kërkosh me emrin e paraardhësit në detyrë Bamir Topi shfaqet vetëm jetëshkrimi i tij i vendosur në kategorinë e historikut të institucionit ndërsa mungojnë njoftimet dhe aktivitetet e fundit zyrtare.
bamir topi

Klikimi mbi hapësirën e arkivës të përball me mesazhin "faqja është ende në ndërtim". Me të njëjtën pamje ndeshesh edhe nëse kërkon të shikosh hapësirën e dekreteve, dekorimeve, shtetësive dhe faljeve.

Njoftimet e presidencës dhe aktivitetin e përditshëm të kreut të shtetit kushdo mund t'i ndjekë edhe përmes rrjeteve sociale Facebook, Twitter dhe Youtube.

SA LEHTE MUND TE HACKEROHET FAQJA E PRESIDENCES
Aktualisht vihet re se faqja është ndërtuar me një sistem falas që quhet WordPress. I cili mundëson grafika dhe sisteme menaxhim për përdoruesit amatorë që duan të kenë një faqe private. Këto sisteme njihen si jo të sigurtë, pasi jo shumë kohë më parë disa faqe ministrishë dhe ajo e ish presidentit, Bamir Topi, u sulmua dhe u dëmtuan nga hackerat serbë. Këto faqe ndërtoheshin me këto sisteme falas të cilat nuk ofrojnë asnjë lloj garancie nga sulmet e hackerave. Sistemi i menaxhimit të Webfaqeve të institucioneve shqiptare vazhdon të kryhet në mënyrë amatoreske dhe jo i koordinuar nga një zyrë e posaçme që të garantojë sigurinë e tyre.

(dm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!